KULTURË

Andrea Bogdani, hartuesi i gramatikës latinisht-shqip

Andra Bogdani kryeipeshkv i Shkupit ka qenë një ndër personalitetet më të shquara të kishës dhe një intelektual shqiptar.

Ai ndërroi jetë si sot 337 vite më parë më 13 dhjetor të vitit 1683. Bogdani ishte gjithashtu një personalitet i kulturës shqiptare të shekullit të XVII, i cili punoi shumë për arsimimin e popullit shqiptar.

Hartoi një gramatikë të shqipes në latinisht-shqip, shkroi shumë tekste për nevojat e mësimit shqip dhe u mor me mbledhjen e visarit gjuhësor popullor.

Për këto vepra, siç shënon i nipi i tij, Pjetër Bogdani, i cili bashkë me selinë kryeipeshknvore, trashëgoi edhe arkivin e të ungjit, “u tretën si kripa në ujë”, gjatë peripecive të panumërta të jetës së Pjetrit.

Veprat humbën ndërsa Pjetri ndiqej nga turqit e fshihej bashkë me faqet më të rëndësishme të arkivit të trashëguar nga imzot Andrea Bogdani.

Andrea u shkollua nga jezuitët në kolegjin ilir në Loret dhe më pas u bë famulli në Prishtinë.

Nga 1656 deri në 1677, kur dha dorëheqjen ai shërbeu si Kryepeshkop i Shkupit, ndërsa nga 1675 në 1677 ai gjithashtu shërbeu si administrator apostolik i Achrida. Më 8 nëntor 1677 Bogdani dha dorëheqjen për shkak të sëmundjes.

Nipi i tij Pjetër Bogdani, një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë së hershme shqiptare e pasoi atë si Kryepeshkop i Shkupit në 1677. Andrea Bogdani është bërë i njohur për shkrimin e librit të parë të gramatikës latinisht-shqip.

LEXO »  Lidhja e shenjtëruar e një Perandori me një Përbindësh

Lajme të ngjashme

Kosova, një vend në ngritje

Press Online

Një përplasje viganësh: Poradeci për Krist Malokin e Merxhanin!

Press Online

Ermal Meta fiton vendin e 3-të në Festivalin e Sanremos

Press Online

Legjenda e trimërisë: Mic Sokoli

Press Online

Mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë drejt rikthimit në destinacion turistik

Press Online

Kompania e Beogradit synon që në maj t’i rikthehet Kalasë së Novobërdës

PressOnline.mk