Lidhu me ne

SHËNDETI

Çfarë duhet ditur rreth sigurisë së vaksinës kundër COVID-19?

»

: Botuar më

Në çdo bisedë rreth sigurisë së vaksinës ekziston një statistikë që ia vlen ta besojmë: një në 1.000.

Një në 1.000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë vdekur pasi janë infektuar me koronavirus gjatë pandemisë. Ky është kërcënim i njohur nga sëmundja që çdo rrezik tjetër duhet të baraspeshohet kundër tij.

Në mjekësi ekziston një dallim i rëndësishëm mes “i sigurt” dhe “i padëmshëm” dhe mes “rrezikut” dhe diçkaje që është “e rrezikshme”.

“Nëse doni të thoni se absolutisht nuk ka efekte anësore, atëherë asnjë vaksinë nuk është ‘e sigurt’ dhe asnjë bar nuk është ‘i sigurt’. Çfarëdo ilaçi efektiv ka efekte të padëshirueshme”, thotë profesori Stephen Evans nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër. “Ajo që dua të them me fjalën ‘sigurt’ është se baraspesha e efekteve të padëshiruara krahasuar me përfitimet është qartazi në favor të përfitimeve”.

Standardet e larta të vaksinës

Janë disa ilaçe që lënë pasoja vërtet brutale në trup, por prapëseprapë janë të pranuara për shkak se konsiderohet se rreziku ia vlen.

Image

Ilaçet e kimioterapisë kanë një listë të gjatë të efekteve të dëmshme anësore, ku përfshihen plogështia, humbja e flokëve, pagjakësia, jofertiliteti, kujtesa dhe problemet me gjumë. Pavarësisht këtyre, kur vihen përballë vdekjeve nga kanceri në fazën e fundit, askush nuk e vë në pikëpyetje përdorimin e këtyre ilaçeve. Të tjerat mund të kenë efekte anësore të rënda që janë jashtëzakonisht të rralla. Ilaçi ibuprofen, që pothuajse secili prej nesh e kemi në shtëpi dhe e pimë pa menduar, mund të shkaktojë gjakderdhje dhe formim të vrimave në bark dhe në zorrë, vështirësi në frymëmarrje dhe dëmtim veshkash.

Rreziqet ekzistojnë, por vështirë se mund t’i tejkalojnë përfitimet.

“Siguria nuk është diçka absolute, është e sigurt në kontekstin e përdorimit”, ka thënë për BBC-në profesori Evans. Dallimi kryesor me vaksinat është se ato po i marrin njerëzit e shëndetshëm dhe këtu ndërron masivisht baraspesha. Çfarëdo rreziku do të jetë jashtëzakonisht i vogël.

Vendimi 10000-faqësh

Rregullatorët e bëjnë vlerësimin e ilaçeve bazuar në më shumë të dhëna sesa janë bërë publike, shumica prej të cilave janë dhënë në formë të publikimeve për shtypin. Nuk ka vend për t’u fshehur – nëse ka shqetësime rreth sigurisë, atëherë rregullatorët do t’i shohin.

Kompanitë duhet t’i dorëzojnë të dhënat nga studimet laboratorike, studimet në kafshë, nga faza e parë e testimeve të sigurisë, faza e dytë e testimeve të dozave dhe nga testimet e mëdha “se a funksion?” të fazës së tretë.

Image

“Në tërësi do të jenë të paktën 10.000 faqe informata”, ka thënë Evans. Vaksina e “Pfizer”-it i parandalon rastet me COVID-19 për rreth 95 për qind, por ka efekte shumë të zakonshme anësore, përfshirë dhembjen nga injektimi, kokëdhembjen, ethet dhe dhembjen e muskujve. Këto mund t’i prekin më shumë se një në 10 njerëz. Janë të gjitha simptoma që tregojnë se sistemi imunitar po e fillon punën dhe mund të kalohen me paracetamol.

“MHRA-ja ka shumë përvojë, mund të sigurohemi se nëse rregullatori thotë se përfitimet i tejkalojnë rreziqet, ky vërtet duhet të jetë fundi i kësaj”, thotë Penny Ward, mjek nga Kolegji Mbretëror i Londrës dhe Fakulteti i Mjekësisë Farmaceutike.

Problemet e rralla

Është e mundur gjithmonë që vaksinat kanë pasoja shëndetësore që nuk janë qartësuar ende.

Ekzistojnë të dhëna për rreth 20.000 njerëz që janë imunizuar në testimin “Pfizer”, 15.000 me vaksinën nga “Moderna” dhe 10.000 nga vaksina e krijuar prej “Oxford”/”AstraZeneca”-s.

Kjo mjafton për të treguar se vaksinat funksionojnë dhe për t’i vërejtur problemet e zakonshme. Por, ato ka mundësi të mos e kapin diçka që i prek një në 50.000 njerëz që kanë fituar imunitet.

“Nuk mund t’i vëreni gjithmonë para se t’i licenconi pa një testim të miliona njerëzve nëse efektet negative janë tepër të rralla”, thotë Ward. Por, kjo vlen për secilën vaksinë që miratohet. Nuk është unike apo çështje e re me vaksinat kundër COVID-19.

Image

Vaksina e gripit sezonal është lidhur me rreth një në një milion mundësi të sindromës së çrregullimit nervor Guillain-Barre, ndonëse edhe më shumë raste ka nga gripi sesa nga virusi. Dhe rreth një në 900.000 njerëz kanë reagime të rënda alergjike ndaj një vaksine, të njohura si anafilaksis.

“Shumë prej nesh nuk mendojmë dy herë për të shkuar diku me veturë, por rreziku për aksident është shumë më i lartë sesa efektet serioze të një vaksine”, ka thënë Dr. Ward.

Mos bini pre e lajmeve të rrejshme

Rreziku vjen prej njerëzve që mendojnë se problemet shëndetësore që janë të rastësishme shkaktohen nga vaksina.

Është e lehtë të parashikojmë se do të ketë histori tmerruese në muajt në vijim – qoftë nga shtypi apo mediat sociale, ato janë të gabuara apo keqdashëse. Por, e vërteta është se njerëzit sëmuren gjithmonë. Çdo pesë minuta një person në Mbretërinë ka sulm në zemër dhe një person ka sulm në tru. Më shumë se 600.000 njerëz vdesin çdo vit.

Do të ketë raste ku dikush që e ka marrë vaksinën një ditë dhe më pas, pas pak kohësh, do të ketë probleme serioze shëndetësore, të cilat do të kishin ndodhur pa marrë parasysh nëse e kishin marrë vaksinën ose jo. “Do të mund të shohim tek ndodhin gjëra që nuk duam”, ka paralajmëruar Ward.

Ekziston rreziku i përsëritjes së gabimeve të bëra kur vaksina MMR ishte lidhur rrejshëm me autizmin dhe shkaktoi ulje të imunizimit të fëmijëve. Dhe për këtë arsye duhet të tregoheni racionalë përderisa fillon programi i vaksinimit.

Dhe kjo është arsyeja se pse siguria po monitorohet gjatë pas miratimit të një vaksine, për të parë nëse ka probleme shëndetësore të panjohura. MHRA-ja ka një skemë të Kartës së Verdhë, pasi ka raportuar shqetësime dhe të dhënat e sigurta nga kirurgët për çfarëdo shenje paralajmëruese.

Image

 

publicitet
Klikoni për të komentuar

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

LIFESTYLE

TECH & AUTO

Lajme të ngjashme