KULTURË

Djali nuk ja dogji trupin, theu akullin dhe e lëshoi në ujë.

Veprimtaria dhe jeta tragjike e familjes së Shaban Polluzhes. Shaban Polluzha nuk u pajtua as me qarqet e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, të cilat bënin keqtrajtimin e popullatës së Drenicës e më gjerë.

Ai shpeshherë binte në konflikt me organet e këtij pushteti. Në vitin 1923, fshatarët nga lagjja e GoxhulëvE të Makërmalit, e rrahin rojën e arave, i cili ishte një kolonist Serb. Kur degjuan kolonistet e fshatit Polac, vendosën që të hakmerren.

Në këtë periudhë kohore Shaban Polluzha ishte kryetar i Polacit dhe, pasi degjon, se serbet kishin vendosur për ta djegur lagjen e Gogjulve të Makermalit, në shenjë hakmarrjeje, Shaban Polluzha shkon për të biseduar me udhëheqësin e kolonisteve serbë në Polac për situatën e krijuar.

Pas një debati të ashpër në mes tyre, Shabani e godet me pëllëmbë dhe u thotë se nëse shkoni për t’i djegur Gogjulët e Makermalit, mua do të më gjeni përballë. Dhe kështu serbët hoqën dorë për djegien e Gogjulëve të Makërmalit.

Në vitin 1927, Shaban Polluzha kishte pasur një konflikt të ashpër me xhandarmërinë në komunën e Polacit. Pas këtij kundërshtimi të ashpër nga ana e Shaban Polluzhës, xhandarmaria serbe shkon dhe e rrethon Kullën e tij dhe duan ta arrestojnë Shabanin, por ai nuk dorëzohet por ju thote :po qe se afrohen më shumë, ai do luftojë. Megjithë kërcënimet e Rakoviçit, ai nuk pranon të dorëzohet.
Pas pak kohësh, Hasan Veliqi i Polacit mëson se Shaban Polluzhën e kishin burgosur xhandarmaria e Polacit.

Ai shkon te komandanti, ia jep njëzetë lira dhe i thotë që ta lirojë Shabanin nga burgu, duke i thënë se e ka vëlla te gruas. Komandanti e liron Shabanin, dhe i thotë ik pa shikuar as në të djathtë as në të majtë. Kështu mezi shpëton nga xhandarmaria dhe aty e dhamendimin që edhe sot nuk mund të hidhet poshte “shkaut mos i beso, se mashtrohesh”

LEXO »  Tërhiqet skenaristja e filmit për Madonnan

Në korrik të vitit 1924, Nikolla Pashiqi jep urdhër për rrethimin dhe likuidimin e Azem Bejtës. Gjatë luftimeve të ashpra që u zhvilluan në mes forcave armike dhe Azemit më bashkëluftëtarë, Azemi plagoset rëndë. Falë rezistencës të shkelqyer të luftëtarëve të tij, arrijnë që Azemin ta largojnë nga vija e frontit dhe e dërguan në malet e Çyçavicës.

Në fshatrat e Çyçavicës qëndruan afër një javë dhe pasi u grumbulluan rreth 30 luftëtarë vendosën që të kalojnë në Shqipëri. Azem Bejta e urdhëron një shok të tij që të shkojë te Shaban Polluzha dhe ta marrë kalin e tij, për ta transferuar Azemin në Shqipëri. Shaban Polluzha i jep kalin e tij, dhe me atë kalë Azemin e dërguan në Gjyrgjevikë, në Kullën e Sadik Ramës, ku dhe aty ndërron jetë Azem Bejta. Shote Galica mekalin e Shaban Polluzhës ka kaluar në Shqipëri, ku ka qëndruar deri në vdekje.

Nismën për organizimin e një kuvendi me përmasa kombëtare dhe organizative e morën disa krerë të Drenicës, si dhe viseve të tjera shqiptare. Qëllimi i mbajtjes së këtij kuvendi ishte ndryshimet politike që filluan të ndodhen në vitet e para të Luftës së Dytë Botërore, sidomos me pushtimin e Mbretërisë Jugosllave nga nazi-fashizmi. Me këtë rast forcat vrastare çetniko-sllave,filluan të vërsulen mbi popullaten e pafajshme shqiptare.

Për t’i dalë në ndihmë popullit, intelektualë dhe vizionarë të Drenicës, dhe viseve të tjera shqiptare vndosën që ta mbajnë Kuvendin e Parë të Polluzhës. Kuvendi u mbajt, më 9 prill 1941, në Kullën e Shaban Polluzhës, në Polluzhë.

Në këtë kuvend moren pjesë antarë nga të gjitha viset e Kosovës, por edhe nga trojet e tjera shqiptare. Kuvendi zgjodhi kryesinë e punës të përbër nga:Shaban Polluzha, Miftar Bajraktari, Halil Haxhia, Azem Aruçi, Hazir Gjaka dhe Zukë Xani.

LEXO »  Po na ndajnë edhe ata që duhej të na bashkonin

Punimet e kuvendit i hapi Shaban Polluzha, i cili mbajti një fjalim para të pranishmëve, duke vlerësuar situatën në të cilën ndodhen shqiptaret, por edhe kërkoi ngapjesëmarrësit e kuvendit që të organizohet një “Lëvizje kombëtare për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar”, e cila do t’i dalë në ndihmë popullit, duke e mbrojtur atë në të gjitha format e mundshme, madje edhe me armë.

Shtabi i Përgjithshëm i Lëvizjës për Çlirim dhe Bashkim Koimbëtar, në krye me Shaban Polluzhën, pas shqyrtimit të situatës në Kosovë, e cila ishte në një pozitë të veshtirë, pas ardhjes së mijëra forcave serbo-çetnike, të cilat u vendosën në Mitrovicë.

Qëllimi i këtyre forcave ishte likujdimi dhe spastrimi etnik i shqiptarëve nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare në Jugosllavi. Pas kësaj situate, Shtabi i Përgjithshëm i Lëvizjes Kombëtare, në krye me Shaban Polluzhën, vendosi që të formojë njësitin ushtarak, që numëronte rreth 1.000 luftëtarë.

Lufta që bëri Shaban Polluzha në Novi Pazar, në mbrojtje të popullatës muslimane nga çetnikët e Drazha Mihajlovçit, ishte zgjeruar edhe në vendet e tjera, si në: Plavë, Guci, Rugovë, Vuthaj, Smilovicë, etj. Forcat e Lëvizjës Kombëtare nën komandën e Shaban Polluzhës, arrijnë që një pjesë të madhe të këtyre vendeve t’i çlirojnë nga forcat çetnike. Pasi kësaj fitoreje të madhe, Shaban Polluzha më luftëtarët e tij, vendos që të hyjë edhe në Podgoricë.

Për ta arritur qëllimin, forcat e Lëvizjës Kombëtare ndahen në dy grupe, njërin e komandon Shaban Polluzha, ndërsa tjetrin Rexhep Gjeli. Luftëtarët që ishin nën komandën e Shaban Polluzhës hasin në një rrezistencë të madhe dhe nuk arrijnë që të futen në Podgoricë, ndërsa luftëtarët nën komandën e Rexhep Gjelit kanë arritur deri në fshatin Vuthaj. Aty priten shumë mirë nga popullata vendase dhe vendosën nëkëtë fshat deri sa të arrijë Shaban Polluzha me luftëtaret e tij, që të bëhen bashkë dhe të vendosin për hapat e metutjeshëm.

LEXO »  Libri i Barack Obamas thyen rekorde, mbi 3 milionë kopje në vetëm një muaj

Pas fjalës së Shaban Polluzhës, lajmërohet Rexhep Gjeli, se unë do të shkoj për ta eliminuar Nikollën, mirëpo Shabani nuk e lejon të shkojë Rexhepin për arsye se Rexhepi ishte i nevojshëm në luftën e tyre kundër çetnikëve.Gjatë bisedës së Shabanit me Rexhepin lajmërohen dy djem, të cilët ishin të gatshëm ta eliminojn, Nikolla Gjillasin, dhe ata ishin: Demir Ngucati nga Morina dhe Rifat Dallkusi nga Rezalla. Armatosën mirë dhe nisen për në Drenicë, përkatësisht për në Skënderaj për ta eliminuar.

Mirpo vendi ku u zhvillua dhe përleshjet më të mëdha historike janë sot emblematike për pasardhësit e Shaban Polluzhes… Si arriti Shaban Polluzha të lironte nga burgu famkeq i Podujevës qindra të burgosur… Por ngjarjet e familjes së Shaban Polluzhës ishin tragjike, pasi ai si besnik dhe bashkëluftëtar të tij mbante djalin e tij , I cili u eliminu së bashku me Shabanin në luftimet e ashpra.Po Shaban Polluzha la një amanet para se të mbyllte sytë, ai kerkoi që trupin e tij ta lëshonin në ujë, ose ta digjnin. Ky amanet u krye.

Ajo që eshte më interesantja eshte nderrimi i mbishkrimit mbi pllaken e tij te varrit. Shaban Polluzha Ii dha gjene me te cmuar vendit, i dha jeten dhe familjen, dhe sot ne 2020, ende vendi ku ai kreu veprimtarine luftarake ne mbrojtje te atdheut, eshte kthyer ne nje godine disa kateshe qe duket se duhet me shume se 10- vite qe te perfundoje e te jete nje objekt ku ata qe duan te njohin historine e Shaban Polluzhes ta prekin nga afer, edhe pse i ka humbur orgjinaliteti.

Lajme të ngjashme

“Lahuta e Malcisë”, 84 vite nga botimi i kryeveprës së Gjergj Fishtës

Press Online

Doli nga shtypi libri me poezi:” Të të quaj dashuri, dhimbje apo jetë ?!”

Press Online

Vizioni kafkian i metamorfozës së botës

Press Online

Libri i Barack Obamas thyen rekorde, mbi 3 milionë kopje në vetëm një muaj

Press Online

10 librat me historitë më të bukura të dashurisë

Press Online

“Pleqtë e Krujës” – vlera e Shqipërisë së Mesme

Press Online