RAJON

Haradinaj nuk deklarohet para Speciales për aktakuzën kundër tij

Udhëheqësi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, nuk është deklaruar të premten para Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, me seli në Hagë, lidhur me akuzat që ngarkojnë mbi të.

Ai ka thënë se Prokuroria Speciale është politike, selektive, e njëashme dhe e korruptuar.

Mes tjerash, Haradinaj ka thënë se tash e tutje do të përfaqësohet në gjykatë vetëm përmes avokatit.

“Unë më nuk flas, por do të flas vetëm përmes avokatit”, ka deklaruar ai.

Avokatit i Haradinajt në këtë proces gjyqësor do të jetë Toby Cadman.

Në paraqitjen e tij të parë para gjykatës më 18 dhjetor, kur është pyetur nëse ka pranuar aktakuzën, Haradinaj ka thënë se nuk e ka lexuar këtë dokument.

“Kam nënshkruar diçka, por të them të drejtën as që e kam lexuar”, ka deklaruar ai.

Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Nicolas Guillou ka konfirmuar aktakuzën ndaj Haradinajt dhe udhëheqësit tjetër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatit.

Në njoftimin e Dhomave të Specializuara më 14 dhjetor, është thënë se aktakuza lidhet me “vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës”.

Këto vepra penale dyshohet se janë kryer në periudhën 7-25 shtator 2020.

Haradinaj dhe Gucati janë arrestuar më 25 shtator në Prishtinë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, dhe të Policisë së Kosovës.

LEXO »  Shefi nuk ia dha rrogën, punëtori nga Fushë-Kosova ia kallë autobusin

Fillimisht nuk janë dhënë detaje për arsyet e lëshimit të fletarrestimeve, por më vonë është thënë se ata kanë penguar drejtësinë.

Tri herë gjatë shtatorit, Organizata e Veteranëve të Luftës ka thënë se ka pranuar – në mënyrë anonime – dosje që lidhen me Prokurorinë Speciale.

Përmbajtja e tyre nuk është bërë e njohur dhe nuk është konfirmuar nëse ato janë autentike ose jo.

Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar në Hagë, që ndryshe njihen si Gjykata Speciale, merren me hetimin e krimeve të supozuara të luftës të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Deri më tash, ky institucion ka njoftuar se ka konfirmuar aktakuzën për krime lufte kundër disa ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mesin e tyre: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Salih Mustafa. Të gjithë këta të fundit ndodhen në objektet e paraburgimit në Hagë.

Lajme të ngjashme

Nis protesta para Rektoratit, kërkohet dorëheqja e Kastratit nga UP-ja

PressOnline.mk

Kurti dhe ambasadorja e Maqedonisë në Kosovë flasin për mbledhjen e dy qeverive

PressOnline.mk

E bija u zgjodh president e Kosovës, flet nëna e Vjosa Osmanit: E kemi ditur që do të fitojë!

PressOnline.mk

Lajçi pyet Kurtin: Pse mi hoqe 20 euro, verës dal e shes libra që me mbet gjallë…

PressOnline.mk

Parashikohen reshje bore pasi fronti arktik përfshinë Ballkanin

PressOnline.mk

Osmani: Do të sigurohemi që gratë të jenë të përfshira në dialogun Kosovë-Serbi

PressOnline.mk