MAQEDONI

LSDM dhe VMRO kundër pr/ligjit për nënshtetësi të propozuar nga ASH-AAA

Grupet më të mëdha parlamentare nuk e mbështesin propozimin për ndryshimin e ligjit për shtetësi, të iniciuar nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Grupi parlamentar i LSDM-së deklarohet për krijimin e zgjidhjeve ligjore që lehtësojnë jetën e qytetarëve, por jo në formën në të cilën ndryshimet janë propozuar, përcjell Alsat-M.

“Kemi vërejtje serioze për të. Do të bisedojmë me propozuesin dhe grupet e tjera parlamentare dhe ndryshimet do t’i bëjmë nëpërmjet amendamenteve kurse qëllimi do të jetë arritja e konsensusit për të gjetur zgjidhjen e duhur. Korrigjimet që do t’i kërkojmë do të jenë në drejtim respektimit të standardeve ndërkombëtare. Zgjidhja duhet të jetë sistemore dhe e qëndrueshme që të mos vijmë në situatën që me zgjidhjen e kësaj çështje, të hapim të tjera.”, theksuan nga LSDM.

Propozim-ndryshimet nuk janë të pranueshme as për VMRO-DPMNE-në.

“Vlerësojmë se ky ligj nuk është i përshtatshëm sepse parashikon deklarata paushalle dëshmitarësh për shtetësi. Kjo nuk është në përputhje me normat dhe standardet evropiane për shtetësi pa marrë parasysh a bëhet fjalë për Maqedoninë, Slloveninë, Gjermaninë ose Suedinë. Prandaj vlerësojmë se ky propozim ligjor nuk është i duhuri- deklaroi Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE.

Nga BDI-ja nuk morëm përgjigje nëse e kanë shqyrtuar propozimin dhe cili është qëndrimi i tyre mbi të. Nga Besa, partia shqiptare në koalicion me LSDM-në, thonë se akoma nuk kanë ndërtuar qëndrim si parti konkretisht mbi këto propozime por janë për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen qytetarët, kryesisht shqiptarë.

Asnjë institucion nuk e dinë numrin e saktë të qytetarëve që kanë lindur ose jetojnë prej vitesh në Maqedoni dhe u refuzohet shtetësia. Mirëpo, e sigurt është që kjo shifër është e lartë. Kërkesat për të fituar shtetësinë refuzohen me arsyetimin se këto qytetarë janë “të rrezikshëm për shtetin” ose zgjaten pafundësisht. Qytetarët pa shtetësi nuk kanë të drejtë sigurimi shëndetësor, nuk kanë të drejtë vote dhe as të drejtë punësimi në institucionet shtetërore.

LEXO »  Ambasadori maqedonas në Sofje thirret në MPJ-në bullgare

Nisma për ndryshimet ligjore është në procedurë parlamentare dhe duhet të shqyrtohet në Komisionin për mbrojtje dhe siguri.

Lajme të ngjashme

Expanding Peacefull Political Climate Gears up for 2019’s Election

Press Online

E FUNDIT/ Regjistrohen 41 viktima dhe 303 raste të reja me Covid-19

PressOnline.mk

Zaev: “Revolucioni Laraman” shkaktoi ndryshime të mëdha në realitetin politik dhe shoqëror në vend

Press Online

Grubi: “Shkolla në Bllacë po bëhet realitet”

PressOnline.mk

Sot vendoset për masa të reja në Maqedoninë e Veriut

PressOnline.mk

Ish studentja e UT-së, Liridona Useini, merr çmimin e parë të doktoraturës në Universitetin gjerman

PressOnline.mk