Lidhu me ne

OPINIONE

Medvegja nuk është kurrë vetëm!

»

: Botuar më

Shkruan: KOSTAQ PAPA

Perpjekjet politike per kordinim te qendrimeve Shqiptare ndaj situates alarmante ne rajonin e Kosoves Lindore (Lugina e Presheves dhe Medvegja ose Presheve, Bujanovc, Medvegje) te shkaktuar nga genocidi i kamufluar i Shtetit Serb mbi Popullsine Autoktone Shqiptare, tashme jane te dukshme jovetem nga Perfaqesuesit e thjeshte politik te popullates, te partive politike, te pushtetit lokal por edhe ne kuader te dy shteteve shqiptare Shqiperi e Kosove!

Reagimi apo perpjekjet kane ndodh keshtu:

Reagimet e para kane ardhur nga vet qytetaret/ shqiptaret autoktone-sidomos Medvegjasit! Reagimi u dyte erdhi prej Individualiteteve te popullates e zgjati shume kohe edhe pse disa prej tyre ishin Perfaqesues Lokal!

Qe te dy rastet nuk u morren ne konsiderate nga politika shqiptare!
Reagimi i trete ishte prej perfaqesuesve/ asamblisteve/Keshilltareve Komunale Shqiptare ne keto tre Komuna Shqiptare! Ky reagim u shoqerua me indiference per arsye te konkurencave politike lokale te Partive Politike Shqiptare ne tre Komunat Shqiptare nen Serbi!

Edhe pse vitet e fundit jane formuar disa forume politike te perbashketa nga Klasa Politike Shqiptare ne keto komuna, akoma dhe themelimi i Keshillit Nacional Shqiptar (KNSH), nuk bene deri vone ndonje reagim politik te studjuar e te ndikonte sidomos te problemi i Pasivizimit! Sepse i pengonte bajraktarizmi politik, i pengonte ruajtja e filetes apo perfitimit te pushtetit duke suprimuar apo mbi te drejten kombetare!, i pengonte marredhenia dhe filtrimi me shtetin i disa individeve apo partive politike shqiptare sepse u interesonte me shume karigia shteterore lokale apo qendrore me shume se interesi kombetar i popullates qe “perfaqesonin” !

Shteti Shqiptar periudhen e fundit beri perpjekje mbeshtetur ne linjat e kahut apo ngjyrimit politike dhe nen hijen e pushtetit shteteror “vellaveror”, socialist serb.

Dhe shumekush e kupton qe Serbia beri leshime per qeveritaret shqiptare sepse Qeveria shqiptare leshoi pe apo beri tradheti kombetare apo uli nivelin rrezatimit nderkombetare te Republikes se Kosoves permes pranimit te disa marveshjeve me Serbine nje prej te cilave i ashtuquajturi “minishengeni ballkanik” qe dobeson Kosoven!

Reagimi i Republikes se Kosoves dhe pse duket me i vogel ndaj problemeve te Kosoves Lindore ne fakt Kosova ka mbajtur peshen kryesore sepse ka ndikuar tek individi, tek popullata ne terren duke pritur popullsine e rrezikuar e te zhvendosur nga genocidi i fshehte serb apo spastrimi i ri etnik serb ne Kosoven Lindore!

Reagimi i dy shteteve Shqiptare permes Marrveshjes se dy Ministrive te jashtme dhe Perfaqesuesve Shqiptare te Presheves, Bujanovcit, Medvegjes edhe pse i vonuar ngjalli shprese tek Shqiptaret Autoktone nen Serbi dhe u mirprit prezantimi i bashkuar e me nje ze apo nje perfaqesi i shqiptareve!
Pra Perfaqesuesit Lokal Politik Shqiptar rane dakort per unifikim politik dhe perfaqesim kombetar e jo me disa perfaqesime ngjyrash e interesash percarese! Por vetem pak dite nga Takimi dhe Marrveshja ndodhen dy veprime.

Veprimi i pare pozitiv ishte shkrirja e deges se nje partie lokale shqiptare ne Medvegje! Veprim i lavderueshem e me interes kombetar! Por pasoi veprimi i dyte lokalist, interesaxhi e qe bllokon frymen e marrveshjes dhe bashkimin e shqiptareve ne nje perfaqesim kombetar.

Ne “ceremonine” e inagurimit te Zyres se KNSH ne Medvegje qe ishte ne fakt fryt i punes se zerave nga Medvegja, Perfaqesuesit partiak te KNSH u shfaqen si provincial, ngjyrash dhe aspak perbashkues sepse nuk shohim pjesmarrjen ne frymen e Marrveshjes! Por shohim ngushtim perfaqesimi dhe ne vend qe te kuptohet qe kjo zyre po hapet per te mbrojtur Medvegjen, doli sikur drejtuesit partiak te KNZH e “morren” dhe Medvegjen politikisht meqe aty u shkri dega e partise qe perfaqesonte shqiptaret ne Asamblene e Medvegjes; e suprimuan konkurencen!!! Absurditet bajraktarist e individualist qe nese vazhdohet keshtu rrezikon Marrveshjen dhe per me shume daljen e perbashket politike te shqiptareve ne Kosoven Lindore!

Nuk vazhdohet me keshtu!

Shqiptaret e Kosoves Lindore ( e jo vetem) duhet te perfaqesohen nga ata qe te paren kane Shqiptarine e jo interesin e ngusht personal apo partiak!
Sepse ekzistenca kombetare shqiptare ne Medvegje eshte e rrezikuar!

Per te mos thene qe dhe krejt Shqiptaria ne Kosoven Lindore eshte e rrezikuar per arsye te voneses se reagimit te shteteve shqiptare por dhe prej ketyre veprimeve pa sens kombetar me interesa te vockela e qe jam i sigurt qe vet popullata e atjeshme do ja jap goditjen ne vleresimin politik te rradhes!
Nuk ka asnje vlere perdorimi apo permendja e emrave ketu te politikaneve lokal qe perdorin ndjesine kombetare per ngjitje personale apo partiake, sepse qellimi nuk eshte goditja e personalitetit te secilit por goditja e fenomenit negativ me qellim arritjen e perbashkimit politik shqiptar ne Kosoven Lindore!

Nuk mund te vazhdohet me keshtu!

Politikane lokal te Rajonit Shqiptar te Kosoves Lindore ngelur nen Serbi, terhiquni nga individualizmi dhe percarja, bindjuni kerkesave imediate te popullsise autoktone shqiptare dhe kerkeses gjitheshqiptare per mbrojtje te interesave Kombetare Shqiptare ne Kosoven Lindore!
Platforma “Medvegja nuk eshte kurre vetem” mbeshtet perfaqesimin e unifikuar politik te shqiptareve ne Kosoven Lindore por jo perfaqesimin partiakt te Keshillit Nacional Shqiptar(KNSH) !

Veproni drejt perbashkimit politik shqiptar sa nuk eshte vone!

Shqiptaret ne Kosoven Lindore me shume se perfaqesimin nga nje individ apo nje institucion, kane nevoje te ngutshme per perfaqesimin me nje ze, me nje perfaqesi politike, me nje perfaqesi kombetare ku e vetmja ngjyre do te jet Shqiptaria! Kush vepron kunder kesaj kerkese shpejt koha do e ndeshkoj!

KUNDERSHTIM POLITIK I PASIVIZIMIT DHE SHPETIMI I MEDVEGJES SOT NUK ESHTE CESHTJE INDIVIDI POR CESHTJE KOMBETARE DHE CESHTJA PARESORE TANI !
MEDVEGJA NUK ESHTE KURRE VETEM !

(Autori është deputet i Tiranës dhe emigracionit në Parlamentin Shqiptar, kryetar i PESH, kreu i lobuesve për Kosovën në Parlamentin Shqiptar, si dhe Themelues i Platformës: Medvegja nuk është kurrë vetëm)

publicitet
Klikoni për të komentuar

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

LIFESTYLE

TECH & AUTO

Lajme të ngjashme