SPORT
Gomez drejt PSG-së

Papu Gomez ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Francë, te skuadra e Paris Saint-Germainit ka njoftuar të dielën “La Repubblica”.
Gomez muajin tjetër do të largohet nga Atalanta pas prishjes së raporteve me trajnerin Gian Piero Gasperini dhe skuadra franceze po synon ta bind argjentinasin që t’i bashkohet. PSG-ja, është e gatshme të paguajë dëmshpërblim deri në 15 milionë euro shërbimet e Gomezit dhe së shpejti pritet të nisë negociatat me Atalantan. Gomez 32-vjeçar, është pjesë e Atalantas prej vitit 2014 kurse këtë edicion ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar katër herë në 16 paraqitje në të gjitha garat.
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Mbështetje nga Presidenti Pendarovski për fushatën “Kthjellu”
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Zaev në Pustec: Shqipja është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni
-
OPINIONEPressOnline.mk
Vdekja që ndezi protesta nga një brez që humbi shpresën
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Zagrebi më i madh se Tetova, shpenzon të njëjtën sasi të ujit