MAQEDONI

Rruga e Shkupit për BE kalon nga Sofja

Rruga e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së kalon përmes Sofijes dhe jo përmes lobimeve në metropolat evropiane dhe presionet ndaj Bullgarisë, deklaroi presidenti bullgar Rumen Radev në një intervistë për radion “Darik”. Pozicioni kombëtar bullgar ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas tij, është objektiv dhe shumë I mirë dhe është miratuar me koncenzus në kuvendin bullgar, por që fatkrqësisht nuk është promovuar mirë në BE.

“Ne tani kemi pozicion absolutisht të bashkuar me Qeverinë në temën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Duhet të jemi të bashkuar derisa vëllezërit tanë nuk kuptojnë se rruga e vendit për anëtarësim në BE nuk duhet të jetë përmes trasesë së gjatë me lobime nëpër metropolat evropiane dhe presionit ndaj Bullgarisë. Rruga drejt BE-së siç i thashë edhe presidentit Stevo Pendarovski dhe të dërguarit special Vllado Buçkovski, kalon nëpër Sofije. Duhet të ulemi me udhëheqësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ti precizojmë çfarë duhet të bëjmë. Bullgaria ka interest të madh që Republika e Maqedonisë së Veriut të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE”,theksoi Radev.

LEXO »  Tentoi të vjedhë këpucë prej 200 euro, 35-vjeçari nga Kosova kapet nga Policia e Maqedonisë

Lajme të ngjashme

COVID-19 shkakton telashe edhe në zemër, mjekët i përmendin simptomat

Press Online

Policia, gazetarët dhe edukatorët janë në grupin e atyre që do të vaksinohen nga java e ardhshme

PressOnline.mk

Filloi vaksinimi edhe në Tetovë, interesim i madh i qytetarëve

PressOnline.mk

Filipçe: Tetë mjekë nga sektori privat i bashkëngjiten kolegëve të institucioneve të shëndetit publik

PressOnline.mk

Mobile Marketing is Said to Be the Future of E-Commerce

Press Online

Një sallatë me kastravec e hudhër për të luftuar hipertensionin

Press Online