RAJON
Ushtarja britanike në Kaçanik të Kosovës, aty ku dyshohej për një varr masiv

Gazeta e njohur gjermane “Die Welt”, njëzet vjet më parë, shkruante se pas dislokimit në Kosovë, në qershor të 1999-s, ushtarët gjermanë dhe britanikë të trupave paqeruajtëse ndërkombëtare të KFOR-it, në jug të Kosovës, zbuluan shumë varreza masive me 185 kufoma të civilëve shqiptarë.
Po ashtu, përfaqësues të NATO-s në Bruksel shpjeguan se si njësitet gjermane kishin gjetur varreza me 85 kufoma në afërsi të bazës së tyre në Prizren.
Britanikët kishin hasur gjithashtu një varr masiv në rajonin e Kaçanikut, në të cilin ishin varrosur rreth 100 kufoma. Varrezat mbroheshin nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët dëshironin të prisnin mbërritjen e hetuesve ndërkombëtarë.
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Mbështetje nga Presidenti Pendarovski për fushatën “Kthjellu”
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Zaev në Pustec: Shqipja është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni
-
OPINIONEPressOnline.mk
Vdekja që ndezi protesta nga një brez që humbi shpresën
-
MAQEDONIPressOnline.mk
LSDM dhe VMRO kundër pr/ligjit për nënshtetësi të propozuar nga ASH-AAA