MAQEDONI

Mbledhja e përbashkët Maqedoni-Kosovë më 25 janar

Mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është caktuar të mbahet më 25 janar të vitit 2021.

Ministrat kosovarë u informuan sot lidhur me përgatitjet që janë duke u zhvilluar për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj Halimi tha se kjo mbledhje do të mbahet në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

“Jemi dakorduar që mbledhja e përbashkët të mbahet më 25 janar 2021, në Shkup, në hapësirat e Maqedonisë së Veriut”, bëri të ditur ajo.

Në mbledhjen e mbajtur sot Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut për kalimet e përbashkëta kufitare Han i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë, si dhe nismën për marrëveshjen për bashkëpunim në turizëm në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

LEXO »  Sanksionohen 163 vozitës në Shkup, 75 për tejkalim të shpejtësisë

Lajme të ngjashme

Xhaferi: Me vaksinimin e deputetëve Kuvendi kah mesi i majit do t’i kthehet normalitetit

PressOnline.mk

Kombinimi i ushqimit që ju shpëton nga tensioni i lartë dhe sinoziti

Press Online

Politikanët aktiv në rrjetet sociale, pasiv në komunikimin me qytetarët

Press Online

Policia me radar bën kërrdi në Pollog

PressOnline.mk

Filipçe: Mes 15-20 prillit presim vaksinat kineze dhe Pfizer

PressOnline.mk

Zgjidhjet natyrale për fytin e tharë

Press Online