Lidhu me ne

MAQEDONI

Pastrimi në gjyqësor mbetet prioritet edhe për vitin 2021

»

: Botuar më

Pastrimi i gjyqësorit dhe prokurorisë u bënë pjesë e dhjetë prioriteteve kryesore të Qeverisë për vitin e ardhshëm. Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se modeli i pastrimit është afër përfundimit. Do të kontrollohen dosje të tëra gjyqësore, secili gjykatës do të vlerësohet – se si është zhvilluar procedura, si janë paraqitur provat, si janë dëgjuar dëshmitarët. Një nga elementët kryesorë për të kontrolluar do të jenë rastet që janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe janë nën vëzhgimin e publikut dhe janë pjesërisht të vjetruara për shkak të shtyrjeve të shpeshta. Në pranverë, Zaev pohon se do të fillojë monitorimi i gjykimeve nga BE-ja ose rreth 50 raste në vit.

Ne jemi vendi i parë në rajon që i kërkojmë Bashkimit Evropian të fillojë menjëherë iniciativë për të monitoruar rastet e nivelit të lartë të korrupsionit dhe kjo nuk do të varet nga fillimi i negociatave me Bashkimin Evropian. I sjellim praktikat më të mira në shtëpi -tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Modeli për pastrimin e gjyqësorit duhej të ishte gati në 100 ditët e para të qeverisjes. Premtimi për mënyrën e pastrimit u bë nga Ministri i Drejtësisë. Por tani, si do të mënjanohen nga sistemi gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, do të dihet deri në Vitin e Ri, siguron Qeveria. Premtimi për të filtruar gjyqësorin, LSDM-ja e bëri tre vjet më parë, kur erdhi në pushtet. Atëherë Kryeministri Zaev tha se gjyqësori ka nevojë për veting. Reteroi kur ish-ambasadori i BE-së tha se vetingu ose rizgjedhja e përgjithshme në gjyqësor, nuk ka mbështetje në Bruksel. Zaev njoftoi sot se gjyqësori do të pastrohet përmes Këshillit Gjyqësor ndërsa prokuroria përmes Këshillit të Prokurorëve – institucione që edhe para prezantimit të modelit të pushtetit, bënin shkarkime në gjyqësor.

publicitet
Klikoni për të komentuar

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

LIFESTYLE

TECH & AUTO

Lajme të ngjashme