Lidhu me ne

MAQEDONI

Karakaçanov: Maqedonasit urrejnë bullgarët dhe shqiptarët, i duan serbët

»

: Botuar më

Zëvendës kryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov, ka lëshuar sërish deklarata provokuese ndaj Maqedonisë së Veriut. Në një intervistë për “BNT”, ai tha se ndoshta ndonjë ditë do të dalë se edhe Jezu Krishti ka qenë maqedonas. Sipas tij Sofja nuk i ka vendosur veto Maqedonisë, por vetëm ka lënë hapësirë që të fillojnë negociatat kur RMV të përmirësohet. Karakaçanov i ka ftuar politikanët maqedonas, që ta ndërtojnë historinë mbi baza të fakteve autentike. Krasimir Karakaçanov, zv/kryeministër I Bullgarisë

“Këtu prej kohës së Jugosllavisë popullata trajnohet të urrejë, arsimohet të urrejë bullgarët, shqiptarët, grekët, ndërsa të dojë vetëm Beogradin dhe serbët. Gjithçka tjetër duhet të urrehet. Për ata ne jemi tatar, fashist dhe okupator. Do të dalë që maqedonasit ekzistojnë që nga koha e apostol Pavles, ndërsa Jezu Krishti ka qenë maqedonas. Vetëm ne bullgarët jemi fis i poshtëm”.

publicitet
Klikoni për të komentuar

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

LIFESTYLE

TECH & AUTO

Lajme të ngjashme