MAQEDONI

A do të merret BE-ja me rastin e Kumanovës?

“Aksioni 2021” që po promovohet nga Qeveria, në pjesën e gjyqësorit parasheh edhe monitorim të rasteve gjyqësore, e kjo duhet të nisë të zbatohet që në fillim të vitit të ri.

“Më së voni deri në pranverë, pritet të fillojë edhe monitorimi i BE-së i rasteve gjyqësore të profilit të lartë, rreth 50 lëndë në vit, ku do të marrin pjesë ekspertë nga jashtë dhe të vendit, të angazhuar nga BE-ja dhe OSBE-ja”, pohoi Martin Kostovski, deputet i LSDM-së.

Po a do përfshihen këtu edhe ngjarjet e Kumanovës të vitit 2015? Ministri i Drejtësisë thotë se projekti është i Bashkimit Evropian, ndërsa zbatohet nga Misioni OSBE në Shkup, andaj ata do t’i përzgjedhin rastet! Tani për tani dihet vetëm se do të përfshihen lëndët me korrupsion të lartë ku të përzier janë zyrtarë të lartë e politikanë.

“Mendoj se në bazë të atyre kritereve do të duhet të shihet edhe kriteret e tjera që i ka vendosur Misioni i OSBE-së dhe BE-ja, do të duhet të shihet nëse do të hyjë edhe ky rast që e përmendët. Nëse ka nevojë, nuk ka arsye që të mos hyjë, nëse futet në ato kritere, andaj konkretisht duhet të përgjigjet zbatuesi i projektit, megjithatë them se parimisht të gjitha ato raste që bien në korrupsion të lartë apo raste për të cilat opinioni ka interes, duhet të hyjnë këtu”, deklaroi Bojan Mariçiq, ministër i Drejësisë.

Kërkuam përgjigje nga Misionit i OSBE-së, por deri në këto momente nuk kemi përgjigje.

Njëri prej avokatëve të të akuzuarve për “Lagjen e Trimave, Ibraim Bajrami, thotë se procesi gjyqësor duhet të rishqyrtohet. Tregon se ka pasur dhe ka monitorim nga përfaqësuesit e OSBE të cilët kanë qenë prezent në të gjitha seancat gjyqësore dëshmuese që në fillim të procesit, andaj beson se do të gjendet modalitet që monitorimi të vazhdojë.

LEXO »  Mickoski vërteton bashkëpunimin me ASH-në

“Besoj që OSBE-ja do të vazhdojë ta monitorojë këtë proces gjyqësor por kjo mund tët ndodhë brenda ligjeve aktuale që janë dhe brenda mjeteve të që kemi shfrytëzuar deri më tani e kjo është ankesa deri në Gjykatën Supreme, në qoftë se Gjykata Supreme vendos që kjo lëndë të rishqyrtohet nga fillim. Pritshmëritë e mia janë në qoftë se ndodhë një situatë e tillë, ajo do të ketë një pasojë juridike që të gjithë të akuzuarit do të lirohen që të mbrohen në liri”, deklaroi Ibraim Bajrami, avokat.

Avokati Bajrami mendon se nëse procesi gjyqësor ripërsëritet, të akuzuarit do të jenë më të lirë në deklaratat e tyre sepse, siç thotë avokati, duke u mbrojtur në liri, do të jenë shumë më të sigurte për të treguar të vërtetën para gjyqit.

Për ngjarjet në Kumanovë më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, nën akuzën për terrorizëm janë dënuar 33 persona, me gjithsej 746 vjet burg. 17 prej tyre janë nga Kosova./Tv21

Lajme të ngjashme

“KAM” kërkon të zbardhet deri në fund rasti me produktin ku u gjet mi i ngordhur

PressOnline.mk

Etnia në letërnjoftime nxit ndarje apo avancon pozitën e shqiptarëve?

Press Online

15 shkelje të orës policore, 480 sanksione për mosmbajtje të maskës

PressOnline.mk

Osmani për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, në takim me udhëheqësit më të lartë shtetëror

PressOnline.mk

Sofja ironizon me Shkupin: Po aplikon në BE, jo në Bashkimin Sovjetik

Press Online

31 shkelje të orës policore, 516 gjoba për mosmbajtje të maskës

Press Online