MAQEDONI

Azeski: Është e turpshme kur shkojmë në Bruksel, të themi se 20 vite nuk kemi regjistrim

Si shtet, nuk mund të themi se i ndërmorëm masat më të mira të mundshme lidhur me krizën, por nuk dështuam. Nëse mendojmë, edhe shteti, edhe sektori privat dhe të gjitha institucionet nuk ishin në nivelin më të lartë, por mbajtën kondicion solid në mënyrë që të tejkalohet Kovid-19 së paku tani për tani. Shteti me të vërtetë ndihmoi në atë që mundi, u ruajt struktura e biznesit dhe kjo është fakt, thotë kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski në intervistë për MIA-n.

Sipas tij, kriza që e shkaktoi KOVID do të ketë pasoja edhe së paku 10 vite. Atë periudhë duhet ta shfrytëzojmë për ristrukturim të plotë të ekonomisë.

“Se do të përjetojmë ndonjë kërcim të theksuar për shkak të numrave që do të paraqiten në dy tremujorët e parë të vitit 2021, jo.Kjo nuk do të ndodhë. Ne jemi të vetëdijshëm se kjo tryezë duhet të paguhet shtrenjtë dhe ajo sipas të gjitha gjasave do të përllogaritet kur të përfundojë pandemia”, theksoi Azeski.

Kritik do të jetë momenti, vlerëson, kur do të fillojë të ndërpritet ndihma shtetërore. Atëherë do të duhet të mbështeten kompanitë e suksesshme, e të tilla kemi rreth 300 – 500, të afta të shkojnë përpara. Për ta do të duhet të krijohet fond i posaçëm, por nën kushte të posaçme – shfrytëzim i teknologjive të teja dhe inovative, zgjidhje investuese.

Komuniteti i biznesit dëshiron sundim të së drejtës, të së vërtetës, decentralizim funksional dhe Parlament stabil, e jo zgjedhje në çdo hap dhe vite. Kyç është edhe parashikimi, ndërsa regjistrimi dihet të bëhet”, është decid kryetari i odës më të vjetër.

LEXO »  Ende në përdorim tekstet shkollore që fyejnë shqiptarët

“Nuk mundet një shtet serioz 20 vite të mos ketë regjistrim. Regjistrimi na duhet jo vetëm që të numërohemi për nga nacionaliteti apo familjet, por për shkak të imolikuesve ekonomikë. Nuk mund të bëhet kurfarë parashikimi ekonomik, nëse mungojnë numrat bazikë, themelorë. Duhet të shohim përse ishte ndërprerë regjistrimi i kaluar, të mos përsëritet ajo prëvojë. Në planin ndërnacional tek ne gjithçka është e mundur. Nuk dëshirojmë situatë të çfarëdo prolongimi të regjistrimit. Regjistrimi duhet të zbatohet dhe ky duhet të jetë prioritet. Është e turpshme kur shkojmë në Bruksel, të themi se 20 vite nuk kemi regjistrim”, nënvizoi Azeski.

Ai flet edhe për rreziqet në periudhën pas kovidit, për ndikimin e ngjarjeve politike ndaj biznesit, për nevojën e tregjeve të reja, por edhe për domosdoshmërinë për ristrukturim të komunitetit afarist i cili do të duhej, siç thotë, të dalë me analiza serioze, zgjidhje dhe ligje, në vend se të presë dhe të rrënohet në procedura.

Azeski foli edhe për librin e tij të ri “Një fotografi, 1000 fjalë”, ku, mes tjerash, e përqeshë shoqërinë.

Lajme të ngjashme

How Pixar Brings it’s Animated Movies to Life with Disney’s New Film

Press Online

Deputetët vendosën, shtyhet regjistrimi

Press Online

Hoxha: Me vendim të Qeverisë ndërpriten punimet në Konjare të Poshtme

PressOnline.mk

Mobile Marketing is Said to Be the Future of E-Commerce

Press Online

Zbuloni 4 gabimet që bëni kur nisni dietën për rënie në peshë

Press Online

Filipçe: Gjendja në spitale është serioze, qytetarët të respektojnë masat

PressOnline.mk