Lidhu me ne

SHËNDETI

Kombinimi i ushqimit që ju shpëton nga tensioni i lartë dhe sinoziti

»

: Botuar më

E mbani mend herën e fundit kur keni ngrënë mjaltë dhe arra? Me siguri do të ketë qenë në shtëpinë e gjyshes, pasi ky ilaç popullor, siç e quajnë ato, është një ndër kombinimet më të mira për shëndet të mirë.

Përgatitja është shumë e thjeshtë: Përzieni 200 gramë hudhra të qëruara, preferohet të mos i grini, por si thelpinj dhe gjysmë kilogrami mjaltë të papërpunuar, mund t’i shtoni dhe lëng limoni. Këtë përzierje duhet ta konsumoni 3 herë në ditë, para konsumimit të vakteve.

1.Ul tensionin e gjakut: Rekomandohet që të përdorni 50 gramë hudhra dhe 100 gramë mjaltë çdo ditë për 45 ditë me radhë.

2.Ndihmon me aneminë dhe gjakun: Përzieni 500 gramë mjaltë me 200 gramë hudhra të grira dhe lëngun e një limoni. Sipas preferencës mund të shtoni deri në 3 limonë. Vendoseni masën në një enë qelqi. Merrni nga një lugë gjelle tre herë në ditë, gjysmë ore përpara çdo vakti.

3.Forcon imunitetin: Mund të merrni sasi të barabarta të mjaltit dhe hudhrave dhe t’i përzieni së bashku. Shtoni copa limoni ose thjesht lëng limoni. Piqini hudhrat në furrë në një temperaturë prej 150º C për disa minuta. Shija e tyre do të shumëfishohet dhe nuk do t’ju pritet të konsumoni më shumë.

4.Lehtëson dhimbjen e kokës: Ky kombinim shëron dhimbjet e kokës, ndaj në vend që të merrni ilaçe, konsumoni një deri në dy lugë gjelle me mjaltë dhe hudhra në ditë. Kjo recetë do t’ju vijë në ndihmë edhe nëse vuani nga pagjumësia apo probleme si ulçera në stomak/Sot.

publicitet
Klikoni për të komentuar

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

LIFESTYLE

TECH & AUTO

Lajme të ngjashme