Lidhu me ne

RAJON

Paralajmëron Presidenti Meta: Beteja e 2 marsit nuk ka përfunduar

»

: Botuar më

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaron se beteja e 2 marsit nuk ka përfunduar. 10 muaj pas manifestimit të madh që thirri për t’i thënë jo kapjes së institucioneve dhe teksa duket se ka një ‘paqe’ me maxhorancën, Kreu i Shtetit e risjell dhe njëherë në memorie tubimin e 2 marsit.

Postimi i presidentit Meta në facebook:

‘2 marsi absolutisht nuk është një betejë e lënë në mes. 2 marsi nuk është betejë e Metës. I ftoj shqiptarët që të kuptojnë greminën ku ka rënë shteti, ku janë rrëzuar edhe të drejtat e tyre, në kuptimin kushtetues dhe kjo betejë do të vazhdojë dëri në vendosjen e rendit kushtetues në vend.
2 marsi ishte një betejë për të ndalur pushtimin e Gjykatës Kushteteues, institucionin më të rëndësishëm të shtetit dhe sigurisht edhe ndërtimi i Gjykatës Kushtetuese është një proces që nuk ka përfunduar, jo vetëm kaq por ëshë dëmtuar jo pak integriteti kësaj gjykate. Dhe mund të dëmtohet edhe ne të ardhmen, pra është një betejë që mund të vazhdojë edhe në të ardhmen. Vendi është në krizë legjitimiteti, që zgjidhjen finale do e marrë nga sovrani më 25 prill.
Vëmendja duke ndalur te 25 prilli, sigurisht përvec pandemisë që është imediate. Pas 25 prillit do të garantohet legjitimiteti i plotë i institucioneve”, tha Meta në Syri Tv.

publicitet
Klikoni për të komentuar

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

LIFESTYLE

TECH & AUTO

Lajme të ngjashme