Dy këngëtaret me origjinë shqiptare e famë ndërkombëtare, Dua Lipa e Rita Ora, përmes rrjeteve sociale kanë uruar për festën e Krishtlindjes.
Dashuria, është mesazhi i të dyjave që kanë përçuar për këtë festë.
“Pushimet nuk janë gjithmonë të lumtura për të gjithë dhe veçanërisht gjatë këtij viti të vështirë është kaq e rëndësishme të kontaktoni me miqtë tuaj, familjen dhe veçanërisht ata që mund ta festojnë atë larg me të dashurit e tyre. Jepni dashuri. Duhen vetëm disa minuta prej ditës suaj. Bashkëndjej me të gjithë ata që e shohin fundin e këtij viti, derisa presim vitin e ri. Jemi të gjithë bashkë në këto momente. Gëzuar Krishtlindjen. Dashuri x Dua”, ka shkruar Lipa.
Ndërkohë edhe Ora ka uruar derisa ka shpërndarë dashuri.
“Gëzuar Krishtlindjen, ju dërgoj dashuri dhe dritë…Të gjithë e meritojnë atë pak shtesë ekstra të dashurisë dhe magjisë së Krishtlindjes duke ju uruar të gjitha të mirat”, ka shkruar 30-vjeçarja Ora në Instagram.
©