MAQEDONI

Ohri në listën e zonave të rrezikuara!

Ohri pritet të jetë në listën e zezë të zonave të rrezikuara nën mbrojtjen e UNESKO-s pasi nuk janë përmbushur disa nga rekomandimet e misionit reaktiv të Organizatës botërore për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Raporti i UNESKO-s është gati dhe pritet të bëhet publik në janar. Të njëjtin e presin edhe autoritetet lokale.

Pyetja tani nuk është nëse Ohri do të mbetet anëtar i regjistruar në listën e UNESKO-s, por do të vihet në listën e rrezikut, që do të thotë që ne do të duhet t’i qasemi problemeve më shpejt – tha Konstantin Gjeorgjievski- kryetar i Ohrit.

Kryetari i komunës pranon se shumë nga detyrimet janë vonuar. Jemi vonë me vlerësimin strategjik të ndikimit ndaj mjedis, ndërtesave ilegale, jemi vonuar me largimin e objekteve të paligjshme, sepse është një nga proceset më të komplikuara, të shtrenjta dhe komplekse. Jemi vonë me zgjidhjen e deponisë Bukovo. Jemi vonë në miratimin e planeve urbanistike – u shpreh Konstantin Gjeorgjievski- kryetar i Ohrit.

Aktivistët civil thonë se në vend që të humbnin kohë për të bindur opinionin se rajoni mbrohet, institucionet duhet të kishin punuar intensivisht për t’iu përmbajtur rekomandimeve të UNESCO-s.

Rajoni duhet të zhvendoset në listën e trashëgimisë së rrezikuar botërore, sepse në fakt atje e ka vendin, për shkak të shkallës së shkatërrimit dhe qëndrimit injorant të autoriteteve maqedonase -deklaroi Dragana Velkovska-Ohër SOS.

Shteti kishte afat deri në shkurt të këtij viti që të përgjigjet pozitivisht ndaj vërejtjeve të UNESKO-s nga takimi në Baku para një viti kurse përparimi pritej të rishikohej këtë verë në Kinë, por për shkak të pandemisë nuk u mbajt./Alsat

LEXO »  Kompanitë prodhuese presin ndihmën e qeverisë për rimëkëmbje

Lajme të ngjashme

Spasovski: Do të ndalojmë anëtarësimin e policëve në parti politike

PressOnline.mk

Nikollovski: Nuk ka më harxhime shpërdoruese të parave të popullit

Press Online

Zaev i shkruan letër Kurtit

PressOnline.mk

Programe bashkëkohore mësimore në vitin e ri shkollor për nxënësit e klasave të para

Press Online

Kombinimi i ushqimit që ju shpëton nga tensioni i lartë dhe sinoziti

Press Online

MPJ konfirmon: Diplomatja nga Maqedonia e Veriut u gjet e vdekur në Nju Jork

Press Online