BOTA

SHBA-ja është e gatshme për lidhje më të forta me Britaninë dhe BE-në pas Brexitit

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka uruar Britaninë dhe Bashkimin Evropian për arritjen e marrëveshjes tregtare pas Brexitit, duke thënë se Uashingtoni është gati për të krijuar “lidhje më të forta transatlantike”.

“Përgëzime për Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian për arritjen e një marrëveshjeje historike për Brexit”, është thënë në mesazhin e zyrtarëve për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë me të gjithë për të ndërtuar marrëdhënie edhe më të fuqishme transatlantike në të ardhmen”.

Britania dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar marrëveshjen të enjten, pas disa muajve të negociatave.

Mbështetësit e Brexitit janë zotuar për marrëveshje të re tregtare me SHBA-në për të kompensuar largimin nga blloku evropian.

Dokumenti i marrëveshjes besohet se ka rreth 2,000 faqe, ndërkohë që të dyja palët kanë kohë deri më 31 dhjetor që ta miratojnë atë në parlamentet përkatëse.

Kjo pasi në këtë datë Britania përfundon periudhën tranzitore pas largimit zyrtar nga blloku evropian në janar në këtij viti.

Vendimi për largim të Britanisë nga BE-ja ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.​

LEXO »  Mbështetësit e Trumpit futen në ndërtesën e Kongresit

Lajme të ngjashme

Reagon ashpër Gjermania: S’ka të ardhme me vizatime të kufijve të rinj

PressOnline.mk

Pentagoni prezanton çipin që zbulon Covid-19 nën lëkurë

PressOnline.mk

“Marrëdhëniet Turqi-BE mund të ecin përpara me një vrull pozitiv”

PressOnline.mk

OBSH me kritika për tempin e ngadalshëm të vaksinimit kundër Covid-19 në Evropë

PressOnline.mk

Shpërthen cisterna me naftë në Nigeri, të paktën 12 të vdekur

PressOnline.mk

E djathta ekstreme në Evropën Lindore dhe Ballkan përkrahë dhunën në SHBA

Press Online