MAQEDONI
Eksperti amerikan i habitur si shqiptarët e Maqedonisë nuk e përkrahin Nënën Terezën e Skenderbeun!

Njohësi i çështjeve politike në Ballkanin Perëndimor nga SHBA’ja, Alon Ben-Meir, ka shprehur shqetësimin për qasjen ndaj identitetit nacional dhe atij fetar tek shqiptarët e Maqedonisë.
Ben-Meir ka thënë se ka ngelur i habitur nga ideja se si grupet fanatike fetare thonë se shqiptarët nuk duhet ta njohin Nënën Terezë si shenjtërore, e as Gjergj Kastrioti Skënderbeun, për shkak të përkatësisë së tyre fetare.
Eksperti politik amerikan këto reagime i ka bërë në rrjetin social ‘Facebook’, duke ua përcjellë fotografitë e dy monumenteve të entiteteve kombëtare, të vendosura në Maqedoni.
“Isha i surprizuar kur morra vesh se një shumicë e shqiptarëve të Maqedonisë e identifikojnë vetën e tyre më përpara myslimanë, sesa shqiptarë. Këta janë zëra që dalin nga grupet fanatike të religjionit”, ka konstatuar Ben-Meir, përcjell PressOnline.mk
“Ata thonë se Nënë Tereza nuk duhet të njihet si shënjëtore, ani pse ajo ishte shqiptare nga Maqedonia, nën pretekstin se ajo nuk përfaqëson interesat e komunitetit mysliman. Numri i personave që besojnë se as Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili udhëhoqi kryengritjen kundër Perandorisë Osmane përgjatë viteve 1400, nuk duhet të njihet për shkak se është krishter, është duke u rritur me të madhe, fatkeqësisht”, ka deklaruar tutje ai.
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Mbështetje nga Presidenti Pendarovski për fushatën “Kthjellu”
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Zaev në Pustec: Shqipja është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Zagrebi më i madh se Tetova, shpenzon të njëjtën sasi të ujit
-
OPINIONEPressOnline.mk
Vdekja që ndezi protesta nga një brez që humbi shpresën