BOTA

Pas 7 vitesh negociatash, BE arrin marrëveshjen për investime me Kinën

Bashkimi Evropian dhe Kina pas 7 vitesh negociata më në fund kanë rënë dakord në parim për një marrëveshje investimi biznesi pas shtatë vjetësh negociatash.

Lajmin për arritjen e marrëveshjes e ka dhënë presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen përmes një postimi në Tëitter.

“Sot, BE dhe Kina përfunduan në parim negociatat për një marrëveshje investimi,” shkruan Von der Leyen.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ky është një vendim që u arrit pas takimit online mes Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen me Presidentin Xi Jinping i cili ka folur në emër të Kinës .

“Kjo marrëveshje ka një rëndësi të madhe ekonomike dhe gjithashtu lidh palët në një marrëdhënie investimesh të bazuar në vlera, të bazuara në parime të zhvillimit të qëndrueshëm,” thanë Këshilli Evropian dhe Komisioni Evropian në një deklaratë të përbashkët për mediat.

Ndërkaq nënkryetari i Komisionit të BE-së përgjegjës për tregtinë, Valdis Dombrovskis e ka cilësuar moment historik për ekonominë një marrëveshje të tillë.

“Marrëveshja nuk do të zgjidhë të gjitha sfidat tona me Kinën, të cilat mbeten të shumta, por ajo i lidh ato në mënyrë të konsiderueshme në drejtimin e duhur”, shtoi ai.

LEXO »  SHBA ndan afro 62 milionë dollarë për kërkime të biokarburanteve

Lajme të ngjashme

SHBA-ja të udhëheqë kauzën për demokraci, thonë tri organizata amerikane

PressOnline.mk

Nënçmohet Ursula von der Leyen në Turqi (VIDEO)

Press Online

SHBA, miratohet projektligji që kufizon shitjen e armëve ndaj Arabisë Saudite

PressOnline.mk

Devijon demokracia amerikane

Press Online

India, shteti më i shpejtë që administron 100 milionë doza të vaksinave anti-COVID

Press Online

Ish-princi i kurorës së Jordanisë “në arrest shtëpiak”

Press Online