Lidhu me ne

TEKNOLOGJI

“Adobe Flash Player” shuhet përfundimisht

»

: Botuar më

“Adobe Flash Player”, softueri që solli animacionet dhe interaktivitetin në fillim të epokës së internetit, edhe zyrtarisht ka marrë fund.

I lëshuar më 1996, “Flash” u shfrytëzua për një kohë nga njerëzit për të transmetuar video dhe për të luajtur video-lojëra.

Por telashet me sigurinë dhe dështimi i bartjes tek epoka e telefonave ia zbehi funksionin. “Adobe” ka njoftuar zyrtarisht se më s’do të ofrojë përditësime për “Flashin” dhe ka kërkuar nga njerëzit ta fshijnë.

Ajo do t’i ndalë edhe videot dhe animacionet në “Flash Player” që nga 12 janari. Në vitin 2009, “Adobe” kishte thënë e “Flashi” është i instaluar në 99 për qind të kompjuterëve me internet, por transformimi i pajisjeve drejt atyre mobile dhe reagimi i vonshëm i “Adobet” e çuan softuerin drejt fundit.

Në korrik të vitit 2017, “Adobe” njoftoi se do t’i japë fund funksionimit të “Flashit” më 2020.

publicitet
Klikoni për të komentuar

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

LIFESTYLE

TECH & AUTO

MË TË LEXUARAT