MAQEDONI
Diplomatja nga Maqedonia gjendet e vdekur në Nju Jork

Një diplomate nga Maqedonia e Veriut është gjetur e vdekur në banesën e saj në Manhattan të New Yorkut, njoftojnë mediat amerikane.
Ajo ishte dërguar diplomate në misionin e përhershëm në OKB. Policia amerikane ate e gjeti me një rrip të lidhur rreth qafës dhe dy shishe bosh antidepresivësh pa shenja dhune.
Rojtari i shtëpisë për “Fox News” ka deklaruar se ajo ka jetuar në katin e katërt për dy vite, përcjell Shenja.tv. Në versionin e parë të “New York Post” u publikua edhe emri dhe mbiemri i saj por pas disa minutave u fshi ai informacion.
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Mbështetje nga Presidenti Pendarovski për fushatën “Kthjellu”
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Zaev në Pustec: Shqipja është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni
-
OPINIONEPressOnline.mk
Vdekja që ndezi protesta nga një brez që humbi shpresën
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Zagrebi më i madh se Tetova, shpenzon të njëjtën sasi të ujit