Lidhu me ne

SPORT

Messi është i lirë të negociojë me klube të tjera

»

: Botuar më

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është i lirë që të negociojë me klube të tjera, pasi kontrata e tij ka hyrë në Camp Nou ka hyrë në gjashtë muajt e fundit.

E ardhmja e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë është përfolur qe një kohë të gjatë, me Manchester Cityn, Interin e Paris Saint-Germainin që i prijnë garës për 33-vjeçarin.

Messi ka qenë pjesë e Barcelonës që nga viti 2001 kur iu bashkua si fëmijë, por verën që shkoi ishte i gatshëm të largohej.

Klubi nuk e lejoi dhe për të mos pasur përballje gjyqësore, ai vendosi të priste edhe për një sezon.

Tani Messi vazhdon të jetë jo i lumtur me klubin që po dështon të rigjejë formën. Barça është e gjashta në tabelën e La Ligës me 10 pikë prapa liderit Atletico që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

“Goal” ka raportuar të premten se lojtari e as babai i tij, Jorge, s’kanë pasur asnjë takim me klubin dhe se ai tash është i lirë të negociojë me palë të tjera.

Asnjë vendim i Messit s’pritet të merret para 24 janarit kur të mbahen zgjedhjet presidenciale në Barcelonë, me të gjithë kandidatët që kanë theksuar rëndësinë e mbajtjes së argjentinasit në Camp Nou.

publicitet
Klikoni për të komentuar

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

LIFESTYLE

TECH & AUTO

MË TË LEXUARAT