Lidhu me ne

TEKNOLOGJI

Rekordet e rrjeteve sociale më 2020

»

: Botuar më

Rrjetet sociale lidhën botën më 2020, në një kohë kur asgjë tjetër s’funksiononte si pasojë e pandemisë COVID-19.

Shumë rekorde janë thyer, nga klikimet, pëlqimet e ndjekësit. Këto ishin më të mëdhatë:

Koha më e shpejtë për të siguruar një milion ndjekës në Instagram

Aktorit Rupert Grint iu deshën vetëm katër orë e një minutë në nëntor për të siguruar një milion ndjekës. Ylli i “Harry Potterit” e arriti këtë falë fotografisë së parë me fëmijën e tij. Ai theu rekordin e Sir David Attenboroughit.

Postimi më i pëlqyer në Twitter

Në shtator, bota u shokua kur mori vesh se ka vdekur aktori Cahdwick Boseman. Njoftimi i familjes së tij mori më së shumti reagime në Twitter. Deri më 1 shtator ai pati 7.5 milionë pëlqime.

Personi i parë që arriti 100 milionë ndjekës në TikTok

16-vjeçarja Charli D’Amelio më 22 nëntor u bë personi i parë me 100 milionë ndjekës në rrjetin social TikTok. Ajo mbetet personi më i ndjekur në rrjetin social.

Video më e shikuar në YouTube për 24 orë

Grupi BTS vazhdoi dominimin më 2020. Kënga e tyre “Dynamite” e lansuar në gusht theu rekorde për videon më të shikuar për 24 orë.

DJ më i pëlqyer në Facebook

David Guetta theu rekordin për më së shumti shikime në një performancë si DJ në Facebook. Ai siguroi 1.5 milionë dollarë ndihma gjatë 50 milionë shikimeve në ngjarjet e mbajtura në Miami dhe New York. Në momentin kulmor të videos ai pati 161 mijë njerëz që e shikonin.

Video më e shikuar në YouTube

“Baby Shark Dance” është video më e shikuar në histori të YouTubet. Ajo theu rekordin më 2 nëntor duke shkuar mbi shtatë miliardë klikime. Theu rekordin që e mbante kënga “Despacito” nga Luis Fonsi dhe Daddy Yankee.

publicitet
Klikoni për të komentuar

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

LIFESTYLE

TECH & AUTO

MË TË LEXUARAT