MAQEDONI

Studimi i ri konfirmon se varianti i ri i COVID-19 bartet shumë më lehtë

Varianti i ri i koronavirusit është shumë më lehtë i bartshëm se versioni i kaluar i virusit, ka gjetur një studim i ri.

Studimi thekson se varianti i ri rrit Riprodhimin apo numrin “R” për 0.4 deri 0.7.

Numri “R” në Britani të Madhe së fundmi është regjistruar të jetë mes 1.1 dhe 1.3. duhet të jetë nën 1.0 që numri i rasteve të nisë të bie.

Profesori Axel Gandy nga Universiteti “Imperial” në Londër ka thënë se dallimi mes tipave të virusit është “goxha ekstrem”.

“Ka shumë dallim se sa lehtë shpërndahet virusi i ri”, ka thënë ai për “BBC”.

Studimi i këtij universiteti sugjeron se transmetimi i variantit të ri të koronavirusit është trefish më i lartë se herën e shkuar kur vendi ishte në izolim.

Rastet e COVID-19 nisën të rriten me të madhe në valën e re.

Numri “R” është mesatarja e njerëzve që një person i infektuar i infekton. Nëse është mbi 1, epidemia po rritet.

COVID-19 deri tash ka prekur 83 milionë njerëz në gjithë botën, ndërsa ka marrë jetën e më shumë se 1.8 milionëve.

LEXO »  Ujërat e zeza problem mjedisorë dhe rrezik për shëndetin

Lajme të ngjashme

Zaevi tenton të zhbllokoje Kuvendin, takim me Selën dhe Gashin

PressOnline.mk

Reeker: Maqedonia e Veriut sinjalizoi angazhim për sigurinë globale

Press Online

Pendarovski takon krerët e bashkësive fetare në vend

PressOnline.mk

Nuk ka raste me efekte anësore nga vaksinimi kundër COVID-19 në Maqedoni

PressOnline.mk

Çfarë duhet ditur rreth sigurisë së vaksinës kundër COVID-19?

Press Online

Filipçe: Numri i të infektuarve shënon rënie

PressOnline.mk