Lidhu me ne

SHOWBIZ

Mbi 25 mijë euro një dalje në publik, befason Leonora Jakupi

»

: Botuar më

Leonora Jakupi, përveçse një këngëtare mjaft e talentuar dhe një figurë mjaft e hijshme e showbizit, është dhe mjaft e diskutuar për veshjet e saj të shtrenjta, të cilat e kanë kthyer jo rrallëherë në subjekt të lajmeve rozë.

Fakti që ajo nuk kursehet, sidomos kur vjen fjala te shfaqjet në ekran, e ka vendosur sërish në vëmendje.Leonora Jakupi, e cila ishte e ftuar së fundi në emisionin “Shiko kush LUAN” , u shfaq si përherë tejet e kuruar, me një fustan dhe xhaketë latex-i në ngjyrë kafe.

Por ato që ranë shumë në sy ishin dhe aksesorët e këngëtares. Faqja, “What they wearin” pretendon se për këtë dalje, këngëtarja duhet të ketë shpenzuar një shifër marramendëse.

Vetëm ora mendohet të ketë një çmim prej 25.400 euro, ndërsa vathët e markës “Louis Vuitton” mendohet të kenë kushtuar 490 euro. Leonora vetë nuk ka bërë asnjë pohim për këtë.

 

publicitet
Klikoni për të komentuar

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

LIFESTYLE

TECH & AUTO

Lajme të ngjashme