MAQEDONI

Zaev: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka theksuar se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut dhe se nuk ka dorëheqje të Qeverisë.

“As që ka nevojë, por as edhe logjikë për dorëheqje. Ky veprim do të ishte zhgënjim të të gjithë atyre që i dhan mbështetje agjendës evropiane të vendit. Qeveria është stabile, e përkrahur nga një shumicë stabile në Kuvend”, theksoi Zaev në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve MIA.

Ai tha se vendi nuk ka kohë për të humbur për zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi që ka filluar me procesin e evropianizimit dhe zbatimin e agjendës së reformave deri në anëtarësimin në BE.
Sipas tij, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski duhet të shoh oborrin e tij dhe të përgjigjet duke dhënë dorëheqje pas shumë humbjeve të zgjedhjeve.

LEXO »  Filipçe paralajmëron hapjen e kafeneve dhe shkurtimin e orës policore

Lajme të ngjashme

Rritja e pagës mesatare nuk e ulë varfërinë

Press Online

Oda Ekonomike: Të mos luhet me fatin e punëtorëve

PressOnline.mk

Migrantët përleshën mes vete në Vaksincë të Kumanovës, ka dhe të lënduar

PressOnline.mk

Spasovski: Është konfiskuar drogë me vlerë 800.000 euro, është arrestuar zyrtar i lartë policor

PressOnline.mk

Metoda natyrale për të rënë në peshë

PressOnline.mk

Easy Breakfast Receipes: 4 Healthy Smoothie Bowls and Cereal Pancakes

Press Online