Lidhu me ne

KURIOZITETE

Australia ndryshon tekstin e himnit kombëtar

»

: Botuar më

Një ndryshim i vogël me ndikim të madh: me fillimin e vitit të ri Australia ndryshon tekstin e himnit kombëtar si një shenjë vlerësimi për popullsinë aborigjene.

Në të ardhmen vargu i dytë i himnit nuk do të jetë më “se jemi të rinj dhe të lirë”, por “se jemi të bashkuar dhe të lirë”.

“Si komb modern Australia mund të jetë relativisht e re,” shkroi kryeministri australian Scott Morrison në një artikull për gazetën The Age, “por historia e vendit është shumë më e gjatë dhe kjo reflektohet tek himni i ndryshuar.”

Politikanë me origjinë aborigjene e përshëndetën ndryshimin e himnit. Me këtë ndryshim pranohet që banorët indigjenë kanë jetuar në Australi që prej 60,000 vjetësh, tha Ian Hamm, kryetari i fondacionit “Kombet e Parë” dhe pasardhës i fisit Yorta Yorta.

Linda Burney, gruaja e parë aborigjene në Parlamentin Australian, e përshëndeti gjithashtu ndryshimin e himnit, por theksoi se kjo nuk është e mjaftueshme. “Pika me të vërtetë e rëndësishme do të jetë njohja në kushtetutë,” tha politikania e Partisë së Punës.

Australianët pritet të votojnë në një referendum në vitin 2022 nëse aborigjenët do të konsiderohen në kushtetutë si banorë autoktonë të vendit.

Me kolonizimin e Australisë nga anglezët, vendasit u kthyen në një pakicë të diskriminuar, e shtypur dhe t shfrytëzuar. Prej vitit 1900 deri në vitet 1970 kur ishte në fuqi doktrina politike e “Australisë vetëm për të bardhët” aborigjenët shiheshin si një racë primitive, e dënuar për t’u shfarosur. Vetëm në vitin 1967 atyre ju lejua të merrnin shtetësinë australiane./DW

publicitet
Klikoni për të komentuar

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

LIFESTYLE

TECH & AUTO

MË TË LEXUARAT