MAQEDONI

Maqedoni, mësimi online do të vazhdojë edhe në gjysmëvjetorin e dytë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska thotë se online mësimi do të vazhdojë edhe në gjysmëvjetorin e dytë të vitit mësimor. Ajo thotë se kjo është mënyra më e sigurt dhe se mësimdhënësit dhe nxënësit tashmë janë përshtatuar me këtë sistem të mësimit.

“Komisioni për Sëmundje Ngjitëse para gati një muaj bisedoi nëse duhet të ketë ndryshime, dhe ne mendojmë se kjo është mënyra më e sigurt me të cilën mund të nisë gjysmëvjetori i dytë, me qëllim që të mbajmë vazhdimësi dhe numri i rasteve pozitive në sistemin arsimor të jetë në nivelin që e kemi”, tha ministrja Carovska.Sipas saj, edhe mësimdhënësit dhe poashtu prindërit dhe nxënësit tashmë janë përshtatur me sistemin e ri të mësimit.

Ajo theksoi se nëse ka ndonjë ndryshim sa i përket gjendjes me coronavirusin në vend, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dhe Ministria e Shëndetësisë do ta shqyrtojnë këtë çështje bashkërisht me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

“Tani për tani, qëndrimi është që të mbesim me mënyrën e njëjtë dhe të vazhdojë gjysmëvjetori i dytë në këtë mënyrë”, tha mes tjerash Carovska.

LEXO »  Gjykimi për aksidentin tragjik në Llaskarcë do të shtyhet

Lajme të ngjashme

Gazetarët dhe punonjësit mediatik do të vaksinohen nesër

Press Online

Cilat janë pritshmëritë e Maqedonisë së Veriut nga presidenca portugeze

Press Online

A mund të udhëtojnë shtetasit e Maqedonisë gjatë festave?

Press Online

Rasti “Mafia”, Zaev: Falsifikimet më të mëdha janë bërë në kohën e VMRO-DPMNE-së

PressOnline.mk

Filipçe: Vaksinën e AstraZeneca do ta japim vetëm tek personat mbi 60 vjeç

PressOnline.mk

Reforma në gjyqësor edhe në vitin 2021!

Press Online