MAQEDONI

Shkupi var shpresat e negociatave te presidenca portugeze e BE-së

Maqedonia e Veriut pret që gjatë kryesimit të Portugalisë me Bashkimin Evropian (BE) të miratohet korniza për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha se shpreson se Portugalia do të vazhdojë përpjekjet e Gjermanisë për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Bullgarinë e cila në samitin e dhjetorit të BE-së vendosi veton ndaj kornizës negociuese me Maqedoninë e Veriut.

“Ne kishim pritje të mëdha që korniza do të miratohej në dhjetor gjatë presidencës gjermane e cila bëri përpjekje mbinjerëzore për të kapërcyer dallimet me Bullgarinë, por, padyshim që pengesat ishin të mëdha që kjo të ndodhte. Pritjet janë të mëdha edhe për presidencën portugeze”, ka deklaruar Osmani në një konferencë për mediat të hënën në Shkup.

Qeveria maqedonase të hënën ka njoftuar se do të nis koordinimet me të gjitha institucionet e politikës së jashtme për të hartuar kalendarin e aktiviteteve lidhur me bisedimet me Bullgarinë, por edhe partnerët ndërkombëtarë, siç ka thënë, në drejtim të zhbllokimit të vetos bullgare ndaj kornizës negociuese.

Zyrtarët bullgarë ndërkohë mbeten në qëndrimin se pa zgjidhur mosmarrëveshjet për çështjet historike, gjuhën dhe identitetin maqedonas, që sipas tyre kanë “rrënjë bullgare”, nuk do të ketë tërheqje nga vetoja për kornizën negociuese.

Autoritetet maqedonase kanë thënë se mbeten të hapur për bisedime me Bullgarinë, por jo edhe të bëjnë negociata për gjuhën dhe identitetin maqedonas.

LEXO »  Reeker: Maqedonia e Veriut sinjalizoi angazhim për sigurinë globale

Lajme të ngjashme

Shahpaska: Gjendja me coronavirusin në çerdhet e vendit është stabile

PressOnline.mk

Nismë në BE, Ballkani Perëndimor të kthehet në agjendë

Press Online

Sociologët paralajmërojnë pasojat nga digjitalizimi në arsim

Press Online

Në zgjedhjet lokale 2021 do të votohet me gjurmë gishtash

Press Online

A dini se bananet janë ideale për personat që vuajnë nga kjo sëmundje

PressOnline.mk

Të padukshmit e Maqedonisë

Press Online