Lidhu me ne

TEKNOLOGJI

Apple një hap më afër lansimit të iPhonet të palosshëm

»

: Botuar më

Apple është një hap më afër sjelljes së iPhonet të shumëpërfolur – të palosshëm.

Gjiganti teknologjik raportohet se ka kërkuar nga kompania prodhuese “Foxconn” të krijojë mundësinë për testimin e dizajnëve të ardhshme të telefonit të famshëm.

Dy dizajnët do të jenë tërësisht të ndryshëm, raporton “tomsguide”, me njërin prej tyre me ekran më të madh që paloset, e tjetri që ka dy ekrane të ndara që bashkohen.

Ende është e paqartë nëse Apple planifikon të lansojë të dy telefonat që palosen apo do të eksperimentojë për të gjetur zgjidhjen më të mirë.

Raportimi vjen pak kohë pasi kompania aplikoi për një telefon tejet fleksibil me një ekran që mund të paloset në të dy anët. Apple së fundmi ka lëshuar familjen e re të telefonave, atë 12.

publicitet
Klikoni për të komentuar

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

LIFESTYLE

TECH & AUTO

MË TË LEXUARAT