Bukuroshja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa shfaqet si një kameleon i vërtetë dhe pothuajse e panjohur, në ballinën numrit të ardhshëm të revistës “Vogue” të Britanisë së Madhe.
Këngëtarja me prejardhje kosovare, për herë të dytë përfshihet në ballinën e revistës prestigjioze, e cila del në shitje më 8 janar.
Ajo vjen me stil të flokëve të shkurtra të bardha, derisa në një fotografi tjetër brenda revistës, Lipa ndërron sërish stil dhe ngjason me një yll kinematografie.
Ylli i muzikës pop gjithashtu e ka realizuar një intervistë për numrin e muajit shkurt të revistës, ku ndër të tjera ka folur për famën, dashurinë dhe faktin se 2020 ishte ndër vitet më të suksesshme për të.