SHOWBIZ

Harry Styles në lidhje me aktoren Olivia Wilde

Këngëtari 26-vjeçar, Harry Styles dhe aktorja 36-vjeçare, Olivia Wilde, të cilët së fundmi kanë punuar së bashku në filmin e ardhshëm, “Don’t Worry Darling”, besohet se janë në lidhje dashurie.

Lajmi për një lidhje të mundshme mes dyshes ka filluar të qarkullojë në mediat dhe portalet botërore, pasi ata janë spikatur dorë për dorë në dasmën e një miku të përbashkët. Tani burime të afërta të çiftit thonë se, Styles dhe Wilde, kanë disa javë që e kanë nisur një romancë.

“Ata ishin së bashku në Montecito të Kalifornisë këtë fundjavë, për ta ndjekur një dasmë. Ata dukeshin shumë të dashur me njëri-tjetrin në praninë e miqve të tyre, dhe shumë të lumtur. Çifti ka dy javë që është në lidhje dashurie”.

Fotografitë e çiftit më të ri të showbizit ishin siguruar nga “Page Six”, dhe në to aktorja Wilde shihet në shoqërinë e të dashurit të saj dhjetë vjet më të ri në moshë. Ata mbajnë maska në fytyrë shkaku i pandemisë së koronavirusit. Dy yjet e famshëm më vonë janë spikatur në shtëpinë e Harryt në Los Angeles.

Ndërkohë, në muajin nëntor të vitit të kaluar u bë publik lajmi se Olivia Wilde është ndarë nga partneri i saj prej kohësh, aktori Jason Sudeikis, me të cilin i ka dy fëmijë, djalin Otis dhe vajzën Daisy.

Sipas burimeve të afërta të aktorëve, Wilde dhe Sudeikis ishin ndarë në fillim të vitit 2020. Ndarja ishte miqësore dhe së bashku kanë arritur marrëveshje për t’i rritur fëmijët në mënyrën më të mirë të mundshme. Për aktorët prioriteti kryesorë kanë fëmijët, prandaj dëshirojnë ta ruajnë raportin shoqëror mes tyre.

LEXO »  Dua me rol në “Saturday night live”

Lajme të ngjashme

Shfaqi imazhin e xhamisë Riyadha në një bluzë, Jay Z shkakton reagime

PressOnline.mk

Dua Lipa ju mëson si të vallëzoni

Press Online

“Nuk e prita që më shet për 3.99 euro”, Bearti reagon pas rrëfimit ‘ekskluziv’ të Teas

PressOnline.mk

Partnerja i kërkon të bëjnë një bebe, ja si i përgjigjet Shpat Kasapi

PressOnline.mk

Supriza e Nora Istrefit, kthehet e magjishme në vitin 2021

Press Online

Emina Çunmulaj shtatzënë me fëmijën e tretë, zbulon gjininë e foshnjës

Press Online