SHËNDETI
Moskonsumimi i alkoolit pak ditë para vaksinimit, i preferueshëm

Njerëzit të cilët do ta marrin vaksinën anti-Covid, duhet ta ndalojnë konsumimin e alkoolit disa ditë para dhe pas vaksinimit. Kështu kanë bërë të ditur ekspertët e imunologjisë.
Kjo ngase alkooli mund ta ndryshojë mënyrën e funksionimit të sistemit imunitar.
Si pjesë e një dokumentari të ri të kanalit BBC, “The Truth About Boosting Your Immune System”, i cili transmetohet më 6 janar, mjekët specialist dëshmojnë mostra të gjakut para dhe pas konsumimit të tri gotave të alkoolit. Ata zbulojnë se kjo sasi e alkoolit ishte e mjaftueshme për ta ulur numrin e qelizave të bardha në gjak.
Kjo shkakton problem te shëndeti i njeriut ngase këto qeliza luajnë rol të rëndësishëm në luftimin e viruseve dhe patogjeneve tjera, që e sulmojnë trupin tuaj.
Megjithëkëtë, aktualisht nuk ka asnjë provë që e vërteton se abstenimi nga konsumimi i alkoolit disa ditë para vaksinimit, ka ndonjë ndikim të dobishëm në efikasitetin e vaksinës.
Edhe nëse nuk e keni në plan të vaksinoheni së shpejti, megjithatë mjekët preferojnë që gjatë janarit të mos konsumoni alkool. Kjo mund të sjell dobi për shëndetin tuaj, në veçanti në kohën kur koronavirusi është duke u përhapur me të madhe në disa shtete të botës.
Konsumimi i shpeshtë i alkoolit gjithashtu shpjegon pse njerëzit sëmurën më shumë, pas Krishtlindjeve apo festive të fundvitit.
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Mbështetje nga Presidenti Pendarovski për fushatën “Kthjellu”
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Zaev në Pustec: Shqipja është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni
-
OPINIONEPressOnline.mk
Vdekja që ndezi protesta nga një brez që humbi shpresën
-
MAQEDONIPressOnline.mk
LSDM dhe VMRO kundër pr/ligjit për nënshtetësi të propozuar nga ASH-AAA