TEKNOLOGJI

Shitësit online përjetojnë humbje si pasojë e Brexitit

Shitës online me pakicë në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian kanë thënë se më nuk do i dërgojnë porositë në Britaninë e Madhe për shkak të ndryshimeve në taksa nga Brexitit.

Firma e njohur e biçikletave “Dutch Bike Bits” thotë se tani e tutje do dërgojë porosi në tërë botën përpos Britanisë.

“Ne jemi të detyruar nga politikat britanike që t’i ndalojmë marrëdhëniet me klientë britanikë”, ka shkruar ajo në faqen e saj të internetit, shkruan BBC.

“Beer On Web”, kompani e shitjes së dekoreve online e cila ndodhet në Belgjikë ka thënë se është duke iu shmangur shitjeve në Britani për shkak të masave të reja të Brexitit.

Kompani të tjera janë të zemëruara pasi që po përballen me koste të larta të taksave dhe vendimeve burokratike që bien ndesh me ato të Britanisë së Madhe pas marrëveshjes për Brexit. Brexiti ka ndikuar në ndryshimet e rregullave të TVSH-së që nuk vlejnë për shtetet e tjera të BE-së.

LEXO »  Prodhuesit e kamionëve zotohen për modele pa benzinë në Evropë nga 2040-a

Lajme të ngjashme

Guardian: Facebooku i lejon udhëheqësit botërorë t’i mashtrojnë qytetarët e tyre

Press Online

Shefi i Applet paralajmëron veturën e parë të kompanisë

PressOnline.mk

Bie Facebooku dhe Instagrami

PressOnline.mk

Pandemia, Google fillon t’i kthejë punëtorët në zyra

PressOnline.mk

“Adobe Flash Player” shuhet përfundimisht

Press Online

Vaksina dhe teste anti-COVID po shiten në uebfaqe ilegale

Press Online