RAJON
Stano: Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon

Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme, Peter Stano, ka thënë se puna në dialogun Kosovë-Serbi po vazhdon, informon PressOnline.mk
Në pyetjen se si do të ndikojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme në gjysmën e parë të vitit 2021 në Kosovë në procesin e dialogut, nga Brukseli thonë se po vazhdon puna në dialog.
Ai ka ftuar autoritetet e Kosovës dhe Serbisë për një bashkëpunim më të ngushtë dhe respektim të marrëveshjeve kur është fjala për shpërndarjen e vaksinave anti-Covid.
“Autoritetet në Serbi e Kosovë duhet të bashkëpunojnë ngushtë në përputhje me marrëveshjet e dala nga dialogu mes dyjave vendeve sa i përket lëvizjes së mallrave dhe certifikimit të prodhimeve farmaceutike”, ka thënë Stano, përcjell PressOnline.mk
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Mbështetje nga Presidenti Pendarovski për fushatën “Kthjellu”
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Zaev në Pustec: Shqipja është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni
-
OPINIONEPressOnline.mk
Vdekja që ndezi protesta nga një brez që humbi shpresën
-
MAQEDONIPressOnline.mk
LSDM dhe VMRO kundër pr/ligjit për nënshtetësi të propozuar nga ASH-AAA