KULTURË

Viti 2020 shënoi numër rekord të grave në rolin e regjisoreve

Një numër rekord i grave janë angazhuar në cilësinë e regjisoreve në filmat e publikuar gjatë vitit 2020. Kështu bëhet e ditur sipas një studimi të kryer nga Universiteti i San Diegos.

Qendra për Studimin e Grave në Televizion dhe Film në këtë universitet ka zbuluar se regjisoret gra përbëjnë 16-përqindëshin e filmave më fitimprurës të vitit 2020, shifër kjo që është dukshëm më e madhe se gjatë viteve të kaluara.

Gratë përbëjnë 21 për qind të regjisorëve, skenaristëve, producentëve, montazherëve dhe kinematografëve që kanë punuar në filmat më të mirë dhe më fitimprurës të vitit, ani pse e përbëjnë më pak se 10-përqindëshin e regjisorëve të identifikuar në kategorinë e filmave të cilët shikohen nga shtëpia.

Martha Lauzen, e cila e ka mbikëqyrur këtë studim, ka bërë të ditur që pavarësisht se statistikat ishin inkurajuese për gratë në industrinë e filmit, vazhdon të ekzistojë një mosbalancim në sektorë të caktuar të filmbërjes.

“Lajmi i mirë është se tani kemi dy vjet rresht që po shohim rritje të vazhdueshme të përfshirjes së grave në fushën e regjisë. Kjo e thyen një model historik në industri, ku numri i grave filmbërëse rritet një vit dhe bie në vitin tjetër. Por, lajmi i keq vazhdon të jetë se 80 për qind e filmave më të mëdhenj të Hollywoodit ende nuk e kanë një grua në rolin e regjisores”, ka thënë Lauzen.

Është evidentuar gjithashtu mungesa e përfshirjes së grave në fusha të tjera të filmit, si producente, producente ekzekutive, montazhere, skenariste, etj.

Çka është më e rëndësishmja, ky studim i fundit zbulon se filmat e realizuar nga një regjisore grua kryesisht kanë angazhuar gra për t’i mbushur pozitat e tjera të rëndësishme në sheshin e xhirimeve.

LEXO »  Një përplasje viganësh: Poradeci për Krist Malokin e Merxhanin!

Lajme të ngjashme

Piktura që për pak u shit për 1500 euro mund të vlejë 50 milionë

Press Online

Vizioni kafkian i metamorfozës së botës

Press Online

Shqipëria e Turqia me marrëveshje bashkëpunimi në kulturë e trashëgimi kulturore

Press Online

Kosova, një vend në ngritje

Press Online

Historia e panjohur e sundimtarit të Egjiptit, me origjinë shqiptare

Press Online

Shaqir Hoti – emblema e muzikës shqipe

Press Online