MAQEDONI

Vrasësi i dy motrave në Tiranë nuk është shqiptar nga Maqedonia, por rom i Tiranës

Përparim Ademi , vrasësi i dy motrave me 31 dhjetor 2020 në Tiranë, nuk është shqiptar nga Maqedonia, por banor i Tiranës.

Deri dje media në Tiranë ka vijuar me raportime bombastike me ekskluzivitete dhe storje për Përparimin, pjesëtar i komunitetit rom i lindur dhe rritur në lagjen e kryeqytetit, Brrakë.

“Perparimi ka jetuar ne Brrake dhe e kam patur 8 vjet ne klase nga fillorja deri ne klase te 8 me mesuese Qefsere Karapicin.
I therrisnim ne ate kohe Pap Gabeli, se nga doli ky shqiptar i Maqedonise se Veriut nje zot e di, perderisa ka nderru dhe mbiemrin Ademi.
Apo futja pune shqiptaresh..”, shkruan ne facebook nje person qe e njihte vrasesin.

Që në minutat e para të eliminimit të dyfishtë në zonën e Astirit në Tiranë mediat nisën me raportet për Përparimin, duke e piketuar si shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Një gazetar nga Tirana ka thënë për INA se informacioni i tillë ka rrjedhur nga policia, dhe që nuk dihen arsyet se përse ka pasur një raportim të tillë. Jozyrtarisht dyshohey se Përparimi ka pasaportë të Maqedonisë, që autoritetet e Shkupit i ndanin qytetarëve të Shqipërisë, që deklaroheshin me origjinë maqedonase. Priten hetime dhe hollësi për këë ngjarje.

LEXO »  Reisi Fetahu: Besimtarët të jenë të kujdesshëm ndaj masave anti-Covid

Lajme të ngjashme

Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin

PressOnline.mk

Banorët e lagjes së Drenocit në Tetovë, blejnë ujë nga bashkëqytetarët e tyre

PressOnline.mk

Çka kishte në “bombat” e “Monstrës”?

Press Online

Covid-19 në Maqedoni, zvogëlohen rastet dhe bie presioni tek spitalet

PressOnline.mk

Ultimate Guide to Vienna’s Coffee Renaissance Packed in One Weekend

Press Online

Pandemia thellon varfërinë në Maqedoni

Press Online