Lidhu me ne

RAJON

Bisedimet me Kosovën dhe fitorja e Biden, Vuçiq: S’na presin ditë të mira

»

: Botuar më

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, premton se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, të paktën deri në zgjedhjet e vitit 2022.

“Nuk e di se çfarë duhej të ndodhte që kjo të ndryshonte. Ne kemi dhënë gjithçka nga vetja. Kemi bërë një politikë të mençur, i kemi ruajtur serbët nga konfliktet. Duke mos bërë heroin, ne kemi ruajtur jetët e serbëve në Kosovë. Kemi investuar në qëndrimin e tyre. I njoh 1000 njerëz që do të dëshironin konflikt për arsye të panumërta, por kur i pyes çfarë nëse vëllai yt do të kthehej në arkivol, atëherë mendojnë ndryshe”, shprehet presidenti serb një intervistë për “Veçernje Novosti”.

“Është e vështirë të flasësh me shqiptarët. E tëra që shihni është një fushatë kundër serbëve, Serbisë dhe presidentit të saj. Nëse një ditë Serbia do të njihnte pavarësinë e Kosovës, një ditë më vonë do të fillonin kërkesat për dëmet e luftës, dy ditë më vonë do të ishte: pranoni që keni kryer genocid. As për një sekondë nuk ndjeva dëshirën për të kuptuar që ata duhej të bënin një kompromis në mënyrë që të bashkëjetonim. Të gjitha bisedat e tyre janë reduktuar në “njohje reciproke”. Unë u kam thënë njëqind herë se nuk më intereson. Çfarë fitoi Serbia nga kjo? Duhet të ketë një ndryshim të vetëdijes në udhëheqjen e tyre, ashtu siç është i nevojshëm presioni nga Bashkimi Evropian për të përmbushur ato që janë nënshkruar, dhe për të cilat BE është garantuese. Derisa të përmbushet kjo, nuk besoj se dikush do të ketë besim të madh në besueshmërinë e bisedave tona, në seriozitetin, përgjegjësinë dhe shpërndarjen e mundshme të ndonjë rezultati më serioz“, shprehet Vuçiq.

I pyetur nëse i trembet një forcimi të boshtit Berlin-Uashington pas fitores së Biden dhe presionit që mund të vijë prej tyre: Ose njohja e Kosovës ose asgjë nga BE?, Vuçiq përgjigjet:

“Kjo ka qenë linja e tyre edhe më parë dhe nuk kam dyshim se do të jetë më e theksuar tani. Përsëri, duhet të them se kam pasur një bisedë shumë të mirë me Presidentin Macron dhe një bisedëme Kancelaren Merkel. Nuk na presin ditë të lehta përpara, por kjo nuk do të jetë hera e parë”.

publicitet
Klikoni për të komentuar

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

LIFESTYLE

TECH & AUTO

MË TË LEXUARAT