SPORT
Oezili pritet t’i bashkohet Fenerbahçes

Mesut Oezil ka arritur marrëveshje me skuadrën e Fenerbahçes, të cilës pritet t’i bashkohet gjatë këtij muaji.
Sipas mediumeve në Turqi, Oezil është pajtuar me kontratë për tri vjet e gjysmë dhe te Fenerbahçe pritet të zyrtarizohet gjatë ditëve në vijim.
Ai tek ekipi turk do transferohet si futbollist i lirë, pasi po negocion me Arsenalin për shkëputjen e kontratës që i skadon në fund të këtij edicioni. Mesfushori 32-vjeçar, është pjesë e Arsenalit prej vitit 2013, por këtë edicion nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mikel Arteta.
Bëhet e ditur se Fenerbahçe ka mposhtur konkurrencën e ekipeve nga MLS-ja për shërbimet e Oezilit, i cili kërkohej edhe nga DC United, LA Galaxy e Inter Miami.
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Mbështetje nga Presidenti Pendarovski për fushatën “Kthjellu”
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Zaev në Pustec: Shqipja është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Zagrebi më i madh se Tetova, shpenzon të njëjtën sasi të ujit
-
MAQEDONIPressOnline.mk
LSDM dhe VMRO kundër pr/ligjit për nënshtetësi të propozuar nga ASH-AAA