Futbollisti kosovar, Zymer Bytyqi, ka nënshkruar kontratë me klubin turk İttifak Konyaspor.
Bytyqi kontratën e nënshkroi me drejtorin e klubit, Adnan Erkan, në Medas Konya. Kontrata e tij është 2 vjet e gjysmë.
24-vjeçari ka luajtur për klubin norvegjez, Viking, ku në 154 ndeshje, kishte shënuar 23 gola dhe 30 asistime.
Numri i fanellës së tij do të jetë 14.
Bytyqi ka deklaruar se ndihet i lumtur me transferimin.
“Unë kam ardhur në një klub shumë të madh. Ata kanë mbështetje të madhe nga tifozët. Do ta bëjë më të mirën time dhe do kontribuoj për klubin. Do fitojmë sa më shumë ndeshje që mundemi dhe do jemi aty ku e meritojmë”, ka thënë ai.