MAQEDONI

Mbyllet një çajtore në Haraçinë, arrestohet pronari

Policia në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut mbylli një çajtore në Haraçinë të Shkupit dje pas orës 21 dhe arrestoi pronarin për punë pas kohës së lejuar dhe një numër të madh të mysafirëve në objekt.

Siç është informuar nga Ministria e Brendshme, nëpunësit e policisë nga SPB Gazi Babë, Njësia e Policisë Intervenuese dhe SPB Haraçinë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut dje në orën 21:20 kanë kryer kontroll në një çajtore në fshatin Hraçinovë dhe kanë arritur në përfundimin se objekti po punon dhe ka më shumë mysafirë.

“Pronari A.B. (25) u gjet gjithashtu në çajtore nga fshati Haraçinë dhe ai u arrestua në Sektorin e Policisë Haraçinë, dhe pas dokumentimit të çështjes, do të ngrihet padia penale sipas nenit 206 të Kodit Penal”, kumton MPB. Objekti është mbyllur nga inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

LEXO »  Shtyrja e regjistrimit sot duhet të kalojë në komision kuvendar

Lajme të ngjashme

Zgjidhjet natyrale për fytin e tharë

Press Online

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

PressOnline.mk

Sot vendoset për masa të reja në Maqedoninë e Veriut

PressOnline.mk

1.092 raste të reja, 2003 të shëruar dhe 32 të vdekur nga Covid 19

Press Online

Reformat në arsim në kohë pandemie, nxisin polemika

Press Online

Kthimi i kredive bëhet më i vështirë për qytetarët

Press Online