Faqja zyrtare e “Eurovisionit” ka publikuar të shtunën nëj video të veçantë, të cilën ia ka kushtuar Shqipërisë, përkatësisht përfaqësuesve të saj ndër vite, ku ka përmbledhur disa nga paraqitjet më të mira.
“Shpërndani pak dashuri për Shqipërinë”, thuhet në një postim, duke e veçuar fjalën “dashuri”, pasi është shkruar në shqip, shkruan “dailyxing” të shtunën.
“Nota të larta, nota të gjata, zjarr! Paraqitjet e tyre në Eurovision nuk kanë kurrë mungesë të fuqisë vokale dhe për këtë i duam”, shkruhej më tej. Këtë vit, Shqipërinë në Eurovision do ta përfaqësojë Anxhela Peristeri.