MAQEDONI
SHGM: Gazetarët ndër të parët të marrin vaksinën antiCOVID

Shoqata e Gazetarëve në Maqedoninë e Veriut (SHGM) ka kërkuar që punonjësit mediak të jenë në listën me prioritet për marrjen e vaksinës kundër CoVid-19.
Sipas kësaj shoqate, gazetarët janë në krah të mjekëve, policëve, ushtarëve dhe uniformave të tjera gjatë përballjës me pandeminë.
Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski tha se gazetarët dhe kameramanët janë të ekspozuar drejtpërdrejtë me rrezikun e infektimit nga virusi korona dhe se ka marr premtimin nga Ministria e Shëndetësisë se do të këtë prioritetet gjatë vaksinimit.
“Po, ne tani më jemi në kontakt me Ministrinë e Shëndetësisë pasi që konsiderojmë se gazetarët nëse jo në ‘frontline’ janë menjëherë pas punonjësve shëndetësor në linjën e dytë të luftës me pandeminë. Nga Ministria e Shëndetësisë kishte disponim dhe në një mënyrë na premtuan se do të jemi në grupin e parë të personave, të cilët do të vaksinohen kundër CoVid-19″, deklaroi Mlladen Çadikovski, Kryetar i SHGM-së.
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Mbështetje nga Presidenti Pendarovski për fushatën “Kthjellu”
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Zaev në Pustec: Shqipja është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Zagrebi më i madh se Tetova, shpenzon të njëjtën sasi të ujit
-
MAQEDONIPressOnline.mk
LSDM dhe VMRO kundër pr/ligjit për nënshtetësi të propozuar nga ASH-AAA