MAQEDONI
Sofja me aneksin 12 pikësh për Shkupin, Karakaçanov: Shansi i fundit

Zëvendës kryeministri bullgar Krasimir Karakaçanov ka theksuar se Maqedonisë së Veriut i ofrohet edhe një shans për rrugëtimin e saj në BE dhe për zbatimin e marrëveshjes së fqinjësisë së mirë. Ai bëri të ditur se vendit fqinj do ti ofrohet një aneks me 12 pika për ti hapur rrugë procesit të marrjes së datës për fillimin e negociatave me BE-në.
“Për Bullgarinë ka një imazh negativ dhe kualfikimve negative në vetëdijen maqedonase. Republika e Maqedonisë së Veriut ka rast të merr datë për negociatat në janar ose shkurt në rast se nënshkruajnë aneksin me 12 pika të cilin e kemi përgatitur”, deklaroi për NOVA News, Karakaçanov.
Sipas tij Maqedonia e Veriut ka patur rast që të merr datë për negociatat që në nëntor të vitit të kaluar, mirëpo siç thotë ai, nuk ka dashur të shfrytëzojë rastin.
“Bullgaria nuk ka vendosur veto, megjithatë thjeshtë Shkupi nuk është i gatshëm për datë për negociata” thotë Karakaçanov.
Zëvendës kryeministri bullgar theksoi se Bullgaria është “për” zgjerim të BE-së me shtetet e ballkanit perëndimor, mirëpo gjuha e urrejtjes në atë që është bullgare është ajo që brengos”.
Sipas tij, urrejtja bazohet në një falsifikim të rëndë dhe të neveritshëm të historisë.
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Mbështetje nga Presidenti Pendarovski për fushatën “Kthjellu”
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Zaev në Pustec: Shqipja është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Zagrebi më i madh se Tetova, shpenzon të njëjtën sasi të ujit
-
MAQEDONIPressOnline.mk
LSDM dhe VMRO kundër pr/ligjit për nënshtetësi të propozuar nga ASH-AAA