MAQEDONI
Dëmshpërblimi për rastin Sopoti, në “sirtarë”

Qeveria nuk ka marrë ende asnjë vendim konkret për kërkesën për dëmshpërblimin e sopotasve, të cilët kërkojnë që tu kompensohet njollosja e integritetit personal dhe familjar, për akuzat e pavërteta për rastin e ndodhur në vitin 2003. Në pyetjen e Alsat, nga Qeveria thonë se ende nuk kanë marrë vendim.
“Ende nuk ka vendim konkret për kërkesën në fjalë. Kërkesa e pranuar po shqyrtohet nga trupat e ndryshëm në Qeveri. Pasi të përfundojë shqyrtimi, menjëherë do të shqyrtohet edhe në seancë të Qeverisë për t’u marrë vendim”, thonë nga Qeveria.
Pak ditë më parë, Avokati i Shtetit i dërgoi kërkesë për marrëveshje Qeverisë, që katër ish të dënuarit në mungesë, për rastin e Sopotit, Selman Jahiji, Bashkim Ukshini, Afrim Ukshini dhe Musa Klaiqi të dëmshpërblehen me 48 milion denarë. Madje u pezullua edhe procedura gjyqësore, derisa Qeveria të marrë qëndrim nëse do të pranojë kërkesën e sopotasve, ose do të lejojë që drejtësia të vendoset në gjykatë.
Sopotasit paraprakisht kërkuan që marrëveshje të arrihet me Ministrinë e Drejtësisë, por kjo e fundit kishte kërkuar që procesi të zgjidhet në gjykatë. Por mbrojtja e të dënuarve të pafajshëm në rastin Sopoti, kërkon mirëkuptimin e Qeverisë, pasi procesi gjyqësorë rrezikon të zgjatë ndër vite, por edhe ka kosto të lartë për të gjitha palët. Më 7 mars të vitit 2019, Qeveria dëmshpërbleu 6 ish të dënuarit në rastin Sopoti me 73 milion denarë. Në këtë grup ishin personat të cilët kishin vuajtur dënimin me burg për veprën terrorizëm.
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Mbështetje nga Presidenti Pendarovski për fushatën “Kthjellu”
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Zaev në Pustec: Shqipja është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Zagrebi më i madh se Tetova, shpenzon të njëjtën sasi të ujit
-
MAQEDONIPressOnline.mk
LSDM dhe VMRO kundër pr/ligjit për nënshtetësi të propozuar nga ASH-AAA