MAQEDONI
Sela: Jo Naser Zyberit, politizimi i institucionit të Avokatit të Popullit nuk do të tolerohet

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në një postim ne rrjetin social Twitter ka theksuar se propozimi i koalicionit qeverisës për të emëruar kandidatin e dështuar për kryeministër të BDI-së, Naser Zyberi, në pozitën e Avokatit të Popullit, nënkupton politizimin e një prej institucioneve tona të pavarura, i cili po shndërrohet në çmim ngushëllimi për partinë që ka ko-organizuar kapjen e shtetit dhe ka vjedhur zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut.
Sipas Selës, me ligjet në fuqi, askush nuk guxon të ndikojë në punën e Avokatit të Popullit për të mbrojtur në mënyrë efektive të drejtat dhe liritë e qytetarëve kur ato shkelen nga shteti.
Sela shton se ky propozim nëse do të realizohej do të paralajmëronte vdekjen e institucionit të Avokatit të Popullit dhe do të pengonte edhe realizimin e agjendës sonë të integrimit në BE.
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Mbështetje nga Presidenti Pendarovski për fushatën “Kthjellu”
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Zaev në Pustec: Shqipja është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Zagrebi më i madh se Tetova, shpenzon të njëjtën sasi të ujit
-
MAQEDONIPressOnline.mk
LSDM dhe VMRO kundër pr/ligjit për nënshtetësi të propozuar nga ASH-AAA