Lidhu me ne

OPINIONE

‘Albinizmi’ është frymë që i frikon zhvatësit e shqiptarisë

»

: Botuar më

Nga Kim Mehmeti

‘Albinizmi’ është frymë që i frikon zhvatësit e shqiptarisë, andaj ata janë bashkuar që ta ngulfasin atë frymë!

‘Albinizmi’ simbolizon një frymë, një vendosmëri për ta çliruar Kosovën nga zhvatësit e saj dhe mbi të gjitha, ‘Albinizmi’ shpërfaq shpresën rinore se Kosova mund të jetë e ardhmja e tyre, se ajo duhet të mbetet atë që ishte shekujt me radhë – djep i atdhetarizmit dhe patriotizmi shqiptarë.

Si i tillë ‘Albinizmi’ prej moti është derdhur në gjithë hapësirat shqiptare dhe ka dimension gjithë shqiptar. Pra është frymë e shpresës dhe besimit që edhe ne shqiptarët mund të ndërtojmë shtete që nuk do kenë shenjë njohëse hajdutërinë dhe keq qeverisjen, frymë që prej moti ka përfshi shqiptarët e Maqedonisë edhe ata të Shqipërisë.

Dhe kjo frymë është e rëndësishme sepse e mban gjallë idenë për një komb, një gjuhë e një shtet, për një Shqipëri që do i përfshijë në vetvete gjithë tokat ende të pa grabitura shqiptare si dhe gjithë shqiptarët që ende besojnë e shpresojmë se mund të kujdesen dhe ta mbrojnë të veten.”

publicitet
1 koment

1 Comment

  1. Musa Demi

    23 Janar, 2021 at 11:18 pm

    Albin Kurti u dënua sepse mbrojti Kushtetutën e Kosovës nga zhvatësit e Kosovës!

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

op/ed

publicitet

LIFESTYLE

TECH & AUTO

MË TË LEXUARAT