MAQEDONI
Sot e 73 vite më parë lindi intelektuali dhe politikani me përmasa kombëtare, Arbën Xhaferi

Arbën Xhaferi lindi në Tetovë me 24 janar 1948. Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në Tetovë ndërsa studimet filozofike në Beograd. Deri vitin 1990 ka punuar në Radio-televizionin e Prishtinës si redaktor përgjegjës për programin kulturor. Nga mesi i viteve 1990 është ndër të parët që përjashtohet nga Televizioni nga regjimi i Milosheviçit, shkruan PressOnline.mk
Pas kësaj periudhe punon si analist në të përjavshmen “Koha” me editor Veton Surroin, në “Forum”, që drejtohej nga Adem Demaçi dhe në disa media të tjera shqiptare përfshirë dhe shumë gazeta prestigjioze në botë.
Do të vijë viti 1993 kur Arbën Xhaferi do të kthehet në vendlindje, tashmë jo si analist, por si politikan, ku së bashku me Menduh Thaçin themelojnë Partinë Demokratike Shqiptare, të cilën ai e udhëhoqi plot 12 vjet deri në vitin 2007. Ai ishte edhe deputet në Parlamentin e Maqedonisë gjatë kësaj periudhe qeverisjeje.
Arben Xhaferi ka ndërruar jetë me 15 gusht 2012, rreth orës 16:00, si pasojë e hemorragjisë cerebrale të pësuar një javë më parë./PressOnline.mk
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Maqedonia kritikon BE-në për mungesë të ndihmës me vaksina
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Emra të rinj në rrugët e Shkupit, në mesin e tyre edhe persona të gjallë
-
MAQEDONIPressOnline.mk
Maqedonia në kërkim të ish-kreut të Policisë sekrete
-
SHOWBIZPressOnline.mk
Marina Vjollca provokon sërish duke nxjerr gjoksin në pah